Frutat e thata janë shumë të njohura për një mori arsyesh.

Konsumi i tyre ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë.

Frutat e thata nuk prishen shpejt dhe janë një ushqim ideal për t’u pasur gjithmonë me vete.

Por duhet të kini parasysh diçka; frutat e thata kanë më shumë kalori, pasi janë më të koncentruara dhe u është hequr uji.

Për peshë të njëjtë, frutat e freskëta kanë më pak kalori se i njëjti frut, por i thatë. Njëqind gramë kumbulla të freskëta përmbajnë vetëm 46 kalori, ndërsa 100 gramë kumbulla të thata kanë 240 kalori.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se disa vitamina humbasin gjatë procesit të tharjes.

Vlerat për organizmin

Nëse konsumoni kumbulla të freskëta, keni marrë 16% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C, por nëse i konsumoni të thata, ju merrni vetëm 1%.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se një një kupë me fruta të freskëta do të thotë gjysëm porcioni me fruta të thata.

Kur zgjidhni fruta të ndryshme të thata, lexoni mirë etiketën e paketimit. Shihni jo vetëm për sasinë, por çfarë tjetër është shtuar në frutat e thata.

Frutat e thata shpesh kanë sheqer të shtuar për të përmirësuar shijen dhe për të tharë ujin nga qelizat mikrobike, duke i mbrojtur ato nga prishja.

Shih për etiketat që thonë “pa sheqer të shtuar,” ose përndryshe frutat e thata nuk do të jenë më aq të shëndetshme.

Disa fruta të thata është e vështirë t’i gjeni pa sheqer të shtuar, sidomos boronicat e kuqe, ananasin dhe bananet.

Një tjetër përbërës i shtuar zakonisht është dioksidi i squfurit, i cili ruan ngjyrën e frutit. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb me disa fruta të njohura të thata dhe vlerat e tyre ushqyese:

1. Pjeshka Për 100 gramë: 191 kalori, 6,5 gramë fibra.

Pjeshkat nuk janë shumë të zakonshme si fruta të thata siç, në fakt, janë kajsitë, por janë gjithashtu një zgjedhje shumë e ushqyeshme.

Ato përmbajnë 34% të nevojave tuaja ditore për Vitaminë A dhe 18% të nevojave ditore për hekur. Janë një burim i mirë i potasit dhe kaliumit.

2. Molla Për 100 gramë: 104 kalori, 3,5 gramë fibra. Një kupë me mollë të thata është shpesh më e ulët në kalori se sa shumë zgjedhje të tjera, nëse kërkoni një ushqim të lehtë.

3. Kajsia Për 100 gramë: 156 kalori, 4.5 gramë fibra. Kajsitë e thata përmbajnë 47% të nevojave tuaja të përditshme për Vitaminë A dhe janë një burim i mirë i kaliumit dhe vitaminës E.

4. Kumbulla Për 100 gramë: 223 kalori, 0 gramë fibra. Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.

5. Fiku Për 100 gramë: 185 kalori, 7,5 gramë fibra. Fiqtë kanë nivel të lartë fibrash, e si rrjedhojë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Fiqtë janë të lidhur edhe me efekte laksative dhe pastruese. Përveç kësaj, ata janë një burim i mirë i mineraleve të rëndësishme si kalcium, magnez, potas si edhe mangan.

6. Boronica të kuqë të ëmbëlsuara Për 100 gramë: 185 kalori, 3 gramë fibra. Është pothuajse e pamundur të gjeni boronica të kuqe të thata pa sheqer të shtuar, por në porcione të përshtatshme ato janë gjithsesi një zgjedhje shumë e shëndetshme. Ngjyra e errët e ushqimeve, duke përfshirë boronicat e kuqe, është e lidhur me vlera të mëdha fitoushquese.

7. Rrush i thatë Për 100 gramë: 217 kalori, 2.5 gramë fibra. Edhe pse shpesh shiten në paketime të vogla, rrushi i thatë është gjithashtu shumë i mirë për t’u përdorur në gatime të ndryshme. Një porcion ka 2 gramë proteina dhe është një burim shumë i mirë i mineraleve si kalium dhe mangan.

8. Dardha Për 100 gramë: 236 kalori, 7 gramë fibra. Dardhat e thata janë një burim i mirë i vitaminës C, hekurit dhe vitaminës K. Provo t’i shtosh në sallatë për një shije të veçantë.

9. Domatja Për 100 gramë: 69 kalori, 3,5 gramë fibra. Shpesh i shtohen si përbërës picave dhe sallatave. Domatet e thata janë një zgjedhje shumë e mirë me kalori të shëndetshme. Një porcion domate të thata i shton hekur, vitaminë C, kalium, magnez dhe mangan ushqimit tuaj.

10. Hide apo xinxife Për 100 gramë: 229 kalori, 0 gramë fibra. Edhe pse jemi mësuar t’i konsumojmë jo të thata, hidet e thata janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës C./AgroWeb.org