Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për shëndetin e njeriut.

Ai e rekomandonte atë për shumë trajtime të sëmundjeve që prekin rrugët e frymëmarrjes.

Një prej këtyre problemeve është kolla e cila është e mundimshme për rrugët e frymëmarrjes dhe të gjithë organizmin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i ullirit zbut frekuencën e kollitjes duke lubrifikuar fytin dhe pakësuar nevojën urgjente për tu kollitur.

Kura Më E Thjeshtë Dhe Efikase Kundër Kollës

Vaji i ullirit përbëhet nga shumë antioksidantë, të cilët kanë aftësinë të shkatërrojnë radikalet e lira dhe të forcojnë imunitetin.

Nëse vuani nga kolla, ekspertët rekomandojnë pirjen e një luge gjelle me vaj ulliri çdo ditë.

AgroWeb.org ju rekomandon vajin ekstra të virgjër të ullirit.

Fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji me vaj ulliri të ëmbëlsuar me pak sheqer.

Me vajin e ullirit ju mund të përgatisni edhe një shurup të lehtë i cili lufton kollën dhe zbut inflamacionin e fytit.

Për këtë shurup duhet të ngrohni gjysëm gote uji me vaj ulliri në një tenxhere dhe më pas të shtoni  çerek gote uji me lëng limoni dhe çerek gote uji me mjaltë.

Konsumoni një lugë gjelle nga ky shurup natyral çdo dy ose tre orë për të zbutur fytin dhe luftuar kollën.

Inflamacioni – Vaji I Ullirit Si Ilaç

Vaji i ullirit funksionon dhe eliminon inflamacionin e fytit me shumë efikasitet.

Sipas ekspertëve, vaji i ullirit ka të njëjtët agjentë anti-inflamacion siç kanë ilaçet që përdoren për të njëjtën arsye.

Nëse kolla juaj shkaktohet nga pluhurat dhe papastërtitë që nxisin inflamacionin, atëherë kura e duhur është vaji i ullirit.

Kujdes

Kurat natyrale ndihomjnë në pakësimin e kollës. Megjithatë nëse kolla juaj është e fortë dhe tronditëse duke u shoqëruar me dhimbje në fyt dhe në qafë, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Ky i fundit mund të përcaktojë nëse ju jeni prekur nga një infeksion bakterial ose nëse ju keni një problem më serioz se një kollë e thjeshtë./AgroWeb.org