Lexuesit e AgroWeb.org janë informuar rregullisht mbi mënyrat për mbrojtjen e zemrës dhe fuqizimin e këtij organi të rëndësishëm.

Një regjim i keq ushqimor dhe mungesa e aktivitetit fizik e dëmton zemrën.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet që rrezikojnë shëndetin e saj.

Shkaktarët e Një Ataku Në Zemër

Më poshtë do të mësoni për disa nga shkaqet befasuese që dëmtojnë zemrën dhe hapat e rëndësishëm që duhet të ndërmerrni për ta mbajtur atë të shëndetshme.

Vonesat në trafik

Nuk ka njeri që nuk e ka provuar torturën e të bllokuarit në trafik.

Është një stres i vërtetë.

Studimet thonë se nëse qëndroni një orë në trafik jeni më shumë të rrezikuar nga një atak në zemër.

Zhurma, boritë e të gjitha këto janë të rënda për zemrën.

Nëse bllokoheni në trafik provoni të relaksoheni duke dëgjuar muzikë ose duke bashkëbiseduar me pasagjerë të tjerë.

Problemet me dhëmbët

Njerëzit që vuajnë nga problemet dentare janë shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Lidhja mes zemrës dhe dhëmbëve nuk është fort e qartë por ekspertët mendojnë se bakteret nga dhëmbët lëshohen në gjak dhe shkaktojnë inflamacion të enëve të gjakut dhe probleme të tjera me zemrën.

Mos përtoni dhe kontrolloni dhëmbët çdo 6 muaj që të shmangni probleme më të rënda.

Puna me turne

Nëse punoni gjatë natës ose me orare të tejzgjatura e të vona, rrezikoheni nga një atak në zemër.

Mjekët thonë se puna me turne të vona ka një ndikim të keq në orën e brendshme të trupit.

Nëse nuk u shmangeni dot këtyre orareve, sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm e të kryeni aktivitet fizik.

Menopauza e hershme

Nëse prekeni nga menopauza përpara moshës 46 vjeçare atëherë jeni dy herë më të rrezikuar nga ataku në zemër apo goditjet në tru.

Rënia e estrogjenit luan një rol në këtë sëmundje.

Konsultohuni me mjekun për çdo problem dhe mos e neglizhoni.

Gërrhitja

Nëse ju gërrhisni rregullisht ose gulçoni për ajër, atëherë duhet të vizitoheni menjëherë.

Kjo simptomë ka lidhje me tensionin e lartë të gjakut, çrregullimet e rrahjeve të zemrës dhe atakun.

Hepatiti C

Hepatiti C shkakton inflamacion të qelizave përfshirë ato të zemrës.

Konsultohuni me mjekun për të kontrolluar gjendjen e zemrës.

Mungesa e gjumit

Nëse flini më pak se 8 orë gjumë, atëherë do të përballeni me rrezikun e tensionit të lartë të gjakut dhe të kolesterolit.

Nëse nuk flini natën, nuk do të thotë se duhet të flini ditën.

Nëse qëndroni më shumë se 9 orë shtrirë rrezikoheni nga diabeti dhe goditja në tru.

Synoni të flini nga 7-8 orë vetëm natën.

Vetmia

Vetmia rrit gjasat e një ataku në zemër.

Angazhimet sociale janë të domosdoshme për shëndetin e zemrës dhe të gjithë organizmit.

Mbipesha dhe divani

Mbipesha është një tjetër armik i zemrës.

Ajo ndikon në rritjen e tensionit dhe të kolesterolit.

Për më tepër, qëndrimi ulur në divan përpara televizorit për shumë kohë është i dëmshëm për zemrën.

Nëse qëndroni ulur për shumë kohë jeni 20% më shumë të rrezikuar nga ataku në zemër./AgroWeb.org