Mbajtja e niveleve të duhura të aciditetit dhe alkalinës në organizëm, që ndryshe e njohim si pehashi, është thelbësore  për shëndetin e organizmit.

Këto ekuilibra janë të domosdoshëm për të parandaluar një sërë problemesh.

Ekuilibrat e Duhur Të Pehashit Parandalojnë:

Sulmin e mikrobeve dhe organizmave të rrezikshme

Dëmtimin e indeve dhe organeve;

Humbjen e mineraleve

Kompromentimin e sistemit imunitar.

Mënyra më efikase për të garantuar këto ekuilibra është ngrënia e ushqimeve alkalizuese dhe kufizimi i atyre të përpunuar.

Cfarë Është Pehashi?

Pehashi përshkruan nivelin e aciditetit ose alkalinës në lëngjet dhe indet e trupit. Vlerat e pehashit shkojnë nga 0 deri në 14.

Nëse ambienti i brendshëm ka aciditet të lartë, pehashi është shumë i ulët.

Sa më ambient me alkalinë të ketë trupi, aq më i lartë është vlera e pehashit.

Niveli i duhur i alkalinës në trup nënkupton një pehash në nivelin 7.4

Niveli i pehashit është i ndryshueshëm gjatë ditës.

Nëse trupi ka shumë aciditet, atëherë është më i prirur të sëmuret nga azma, alergjitë, e ftohura, dhimbjet e kokës, inflamacioni, ulçera, mbipesha etj.

Një ambient alkalin në organizëm ju mbron nga bllokimi i enëve të gjakut, gurët në veshka, humbja e dendësisë kockore, sëmundjet kronike si diabeti apo artriti.

Si Të Riktheni Ekuilibrat E Pehashit

Kujdes Me Ushqimet Acidike

Ushqimet e kripura, të ëmbla, të përpunuara, produktet e bulmetit, kafeina, drithërat e përpunuara, proshutat dhe sallamrat duhen eliminuar.

Ato krijojnë një ambient acidik në organizëm.

Ushqimet me proteinë si mishi, vezët, thjerrëzat, tërshëra, drithërat e plota dhe arrat kanë një nivel të caktuar aciditeti.

Megjithatë nëse ato konsumohen me kujdes nuk shkaktojnë dëm.

Regjim Ushqimor Alkalin

Një regjim i tillë nënkupton ngrënien e ushqimeve të shëndetshme.

Ndër to veçohen barishtet si lulerradhiqe, spinaqi, gjethet e panxharit e të tjerë.

Kërpudhat, domatet, avokado, brokoli, rigoni, hudhra, xhenxhefili, bizelet, selinoja, shpargu dhe kungujt e njomë janë idealë në këtë regjim.

Vaji i ullirit është një yndyrë e shëndetshme ndërkohë që për gatim, ekspertët rekomandojnë gatimin sa më të pakët të ushqimeve.

Uthulla e mollës ka shije aciditeti por në të vërtetë ndihmon në rikthimin e balancës së pehashit.

Ujë Alkalin

Nëse pehashi i ujit të pijshëm është në vlerën e më pak se 6.5 atëherë ai konsiderohet gërryes dhe acidik.

Kjo do të thotë se ky ujë e gërryen trupin nga mineralet më të rëndësishme dhe që përmban toksina të rrezikshme.

Uji alkalin ka një vlerë pehashi nga 9 në 11.

Nëse në ujin tuaj shtoni limon, sodë buke ose limon jeshil, niveli I alkalinës rritet.

Uji i filtruar është acidik me një nivel pehashi prej nën 7, por uji i distiluar ka një vlerë më të lartë të pehashit.

Më Pak Ilaçe, Toksina Dhe Kimikate

Prania e ilaceve të ndryshme, kimikateve, ndotësve dhe toksinave i prish ekulibrat e pehashit dhe e bën ambientin e brendshëm shumë acidik.

Ekspozimi ndaj stresit, kimikateve dhe toksinave të ndryshme ka gjithashtu një ndikim negativ.

Ekspertët rekomandojnë se ngrënia e ushqimeve të larmishme, përqendrimi tek cilësia dhe përmirësimi i stilit të jetesës janë të rëndësishme për të patur një balancë në organizëm./AgroWeb.org