Mizat e frutave janë të vogla por shkaktojnë një bezdi të madhe.

Këto insekte tërhiqen pas lagështisë dhe produkteve të fermentuara.

Kur qëndrojnë mbi fruta, lavaman, ushqime të prishura, shishe e të tjerë, mizat arrijnë të lëshojnë 500 vezë në një herë të vetme.

AgroWeb.org ju këshillon më poshtë disa metoda krejt të thjeshta për t’i mbajtur mizat larg kuzhinës suaj.

Si Të Parandaloni Ndotjen E Ushqimeve Nga Mizat

Lani Frutat Dhe Perimet

Frutat dhe perimet duhen larë mirë me ujë të bollshëm sapo t’i sillni në shtëpi.

Nëpërmjet larjes, ju largoni jo vetëm pesticidet por edhe vezët e padukshme të mizave që fshihen në fruta dhe perime.

Pas larjes, frutat dhe perimet duhen futur në qese ose enë të pastra.

Mbajeni Kuzhinën Të Pastër

Sigurohuni që enët janë të lara, lavamani i pastër dhe kuzhina gjithashtu.

AgroWeb.org ju këshillon të astroni mirë me uthull molle frigoriferin, sobën, banakun dhe çdo vend të mundshëm ku mizat mund të lëshojnë vezë.

Tubacionet e lavamanit mund të pastrohen duke hedhur si fillim sodë buke dhe më pas duke derdhur uthull të bardhë.

Ruajtja E Frutave

Gjatë stinës së verës dhe jo vetëm, tasat e frutave qëndrojnë në banak ose mbi tryezë të zbuluar.

Kësisoj ato bëhen një shënjestër më e lehtë për mizat.

Ekspertët këshillojnë që tasat t’i mbështillni me një mbulesë plastike të hollë ose kapak.

Ujitja E Tepërt E Bimëve

Nëse e teproni me ujitjen e bimëve të shtëpisë, do t’i çelni rrugën mizave në ambientet tuaja.

Bimët duhen ujitur kur sipërfaqja e tyre është krejtësisht e thatë.

Si Të Eliminoni Mizat E Frutave

Uthulla E Mollës

Mbushni një tas me uthull molle dhe mbajeni shumë pranë vendit ku mizat mblidhen zakonisht.

Në tas hidhni disa copa frutash dhe atë mbulojeni me një qese plastike të puthitur mirë.

AgroWeb.org ju udhëzon të përdorni kunja dhëmbësh për të hapur disa vrima të imëta që do të shërbejë për kurthin e ngritur ndaj mizave.

Ato nuk do të arratisen dot dhe kësisoj do të keni një ambient të pastër nga mizat.

Lavanda

Aroma e lavandës është e urryeshme për mizat.

Ju mund ta rrisni bimën vetë ose të përdorni pika të vajit esencial në disa zona të shtëpisë.

Karafili

Farat e karafilit mbajnë mizat larg shtëpisë.

Merrni një portokall, ndajeni në gjysmë dhe në pjesën e tulit ngulni plot 30 fara karafili.

Mizat do të zhduken sa hap e mbyll sytë.

Bari i Bletës

AgroWeb.org ju udhuezon të hidhni 10 pika me vaj esencial të vajit të bletës në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë.

Me të mund të lyeni të dollapët, muret dhe banakun e kuzhinës.

Kjo e fundit do të mbajë një aromë të mirë dhe mizat do të jenë zhdukur menjëherë./AgroWeb.org