A Është e Vërtetë që një Vaksinë Kundër COVID-19 do Shpërndahet nga Ajri

186 0

Nëse të ka rastisur të dalësh rrugëve këto ditët e fundit, mund të të ketë zënë veshi një lajm që po qarkullon në vend sipas të cilit, Izraeli po prodhon masivisht vaksinën kundër COVID-19  dhe do ta shpërndajë nga ajri nëpër të gjithë botën.

Ky është pretendimi që ekspertë  e kanë dëgjuar jo më pak se në fundin e Prillit nga njerëz të ndryshëm në Tiranë.

Natyrshëm na lindi pyetja nëse është një lajm i vërtetë apo i rremë.

Si Qëndron e Vërteta Me Vaksinën Nga Izraeli?

Në këtë pretendim ka diçka të vërtetë. Shkencëtarët në Institutin Për Studime Biologjike Në Izrael po punojnë për zhvillimin e një vaksine. Ky institut është një organizatë civile që më parë është administruar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas një prej të përditshmeve izraelite Haaretz, ka qenë pikërisht kryeministri Benjamin Netanjahu që me 1 Shkurt i kërkoi Institutit në fjalë të punojë për shpikjen e vaksinës.

Është e vërtetë që shkencëtarët mendojnë se kanë arritur rezultate mbresëlënëse dhe do të bëjnë një lajmërim për këtë së shpejti.

Nga ana tjetër, Manfred Green, ish ekspert vaksinash në Ministrinë e Shëndetësisë tha se procesi i krijimit të një vaksine mund të kërkojë deri në 18 muaj.

Gjatë një interviste për Times of Israel, ai tha se një proces i nxituar është i gabuar.

Gara Globale Për Gjetjen e Një Vaksine.

Në mbarë botën ekspertët po punojnë për gjetjen e një vaksine.

Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson njoftoi më herët se në muajin shtator do të nisë testimin e vaksinë eksperimentale të krijuar prej dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sipas Johnson & Johnson, nëse eksperimenti tek njerëzit del me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.

Organizata Botërore e Shëndetësisë se edhe nëse gjendet dhe testohet një vaksinë, ajo mund të dalë në treg vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm. /AgroWeb.org