Mjalti është ëmbëlsuesi më natyral dhe më i shëndetshëm i natyrës.

Ai i është përdorur për qindra e mijëra vite.

Loading...

Në thelb, mjalti është sheqer e kjo i shtyn disa njerëz, veçanërisht diabetikët, të qëndrojnë larg tij.

Mjalti ka në përmbajtjen e tij ujë por edhe sasi të vogla të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Kjo përmbajtje është e gjitha në varësi të llojit të mjaltit.

Si Ndikon Mjalti Tek Niveli I Sheqerit Në Gjak Dhe Insulina

Ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak është më pozitiv se ai i sheqerit.

Sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, 60 minuta pas konsumit të mjaltit, niveli i sheqerit në gjak bie më shpejt se pas konsumit të sheqerit.

Shkencëtarët zbuluan se ndikimi i mjaltit në nivelin e sheqerit në gjak ishte shumë herë më i vogël se ai i sheqerit.

Loading...

Për pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 1, ndikimi i mjaltit në sheqerin në gjak ishte shumë herë më i ulët.

Përfshirja e mjaltit në regjimin ushqimor të një diabetiku, përmirëson nivelet afat shkurtëra të sheqerit në gjak.

Megjithatë, në rast se një diabetik konsumon edhe mjaltë edhe sheqer, nivelet afatgjata të sheqerit në gjak rriten.

Mjalti me ngjyrë të errët, siç është mjalti i gështenjës, është një burim i mirë antioksidantësh të cilët e mbrojnë trupin nga sëmundjet.

Në çdo rast në varësi të medikamenteve që merrni AgroWeb.org këshillon të mos e teproni me sasinë.

Gjysëm luge çaji me mjaltë mund ta përzieni me kos ose me kanellë, ose në çaj.

Mbi të gjitha është mirë të konsultoheni me mjekun./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Loading...