Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit.

Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet.

Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet.

14.5 përqind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve.,

Shifrat në realitet mund të jenë shumë herë më të lartë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre, për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sëmundje.

Llojet e diabetit janë tre.

Bëhet fjalë për:

  • Diabetin e tipit 2
  • Diabetin e tipit 1
  • Diabetin e shtatzanisë.

Ajo që të tre llojet e sëmundjeve kanë të përbashkët është niveli i lartë i sheqerit.

Por A Do Të Thotë Kjo Se Sheqeri Shkakton Diabet?

Përgjigja për rastin e diabetit 1 është gjithmonë jo.

Diabeti i tipit një është një sëmundje e rrallë autoimunitare që nuk ka asnjë lidhje me stilin e jetesës, pra ushqyerjen dhe aktivtetin fizik.

Në rastin e diabetit të tipit 2, përgjigjia është disi më e komplikuar.

Trashëgimia genetike, mbipesha, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetif fizik janë faktorë që nxisin shfaqjen e sëmundjesh në moshën 20, 30 dhe 40 vjecare.

Për të kuptuar rolin e ngrënies së sheqerit tek shfaqja e diabetit të tipit 2, duhet të kuptojmë mënyrën e rritjes së glukozës në gjak.

Glukoza ndikohet shumë nga karbohidratet që gjenden tek frutat, patatet, buka, pijet me gaz dhe ëmbëlsirat.

Gjatë tretjes, karbohidratet shpërbëhen në glukozë e cila lëshohet në gjak.

Gkukoza është burimi ynë parësor i energjisë, por nëse nivelet e saj janë tepër të larta, ajo bëhet toksike.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë shumë probleme si:

  • mjegullim i shikimit,
  • dëmtime nervore
  • sëmundjet e zemrës
  • ishemi
  • probleme me veshkat etj.

Që glukoza të kryejë shërbimin e saj për ofrimin e energjisë ajo duhet të largohet nga gjaku dhe të arrijë tek qelizat.

Këtu futet në lojë insulina e cila prodhohet nga pankreasi dhe luan rolin e një çelësi që hap dyert e qelizave.

Në rastin e diabetit të tipit 2, qelizat nuk reagojnë njësoj ndaj insulinës, pra nuk janë dot mikpritëse ndaj glukozës.

Sheqeri mbett në gjak dhe njeriu vuan nga rezistenca ndaj insulinës.

Për tiu kthyer pyetjes që shtruam në këtë artikull, sheqeri nuk shkakton diabetin, por ai shërben si nxitës.

Konsumi i lartë dhe i vazhdueshëm i sheqerit rrit jo vetëm rrezikun e mbipeshës por edhe streson qelizat që prodhojnë insulinë, duke lehtësuar shfaqjen e diabetit./AgroWeb.org