Krejt e lehtë, e shëndetshme dhe me shije të freskët.

Akullorja e shtëpisë është padyshim një delikatesë fantastike, e cila shijon pa masë, sidomos tani që temperaturat janë rritur.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë të mrekullueshme të përgatitjes së akullores me pjepër.

Kërkon pak mundim dhe pak përbërës por të mrekullon me shijen e saj freskuese.

Mund ta kombinoni me fruta të ndryshme sipas dëshirës e ta konsumoni në çdo kohë të ditës, ajo do t’ju freskojë dhe ëmbëlsojë menjëherë mendjen edhe shpirtin jo vetëm ju por edhe më të dashurve tuaj.

Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Pjepër

Përbërësit

500 gr tul pjepri

3 të verdha veze

100 gr sheqer

240 gr krem pana

1 lugë çaji vanilje

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të kaloni tulin e pjeprit në mikser derisa masa të bëhet si pure e lëngshme dhe e butë.

Më pas, në një tas më vete bashkoni sheqerin me të verdhat e vezëve dhe rrihini fort derisa masa të bëhet kremoze dhe sheqeri të tretet.

Në një tjetër enë rrihni kremin e qumështit apo kremin pana, shtoni më pas kremin me të verdhat e e vezëve.

Përzjeini të gjitha bashkë, e më pas shtoni purenë e pjeprit dhe vaniljen.

Vijoni t’i përzjeni mire derisa masa të bëhet homogjene.

Hidheni të gjithë masën në një tas të madh dhe vendoseni në zonën e ngrirjes së frigoriferit për 4 orë.

Kur ta nxirrni nga frigoriferi, lëreni akulloren rreth 8 apo 10 minuta në temperaturë ambjenti dhe më pas shërbejeni.

Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.

Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.

Akulloren mund ta kombinoni edhe me arra e bajame, kanellue dhe reçerla të ndryshëm./AgroWeb.org