Alarm i Kuq, Acari Rus Do Të Pushtojë Shqipërinë, Temperatura Deri – 15 Gradë

340 0

Një mot i ftohtë, i pazakontë pritet të pushtojë gjithë gadishullin e Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë.

Autoriteti i Shërbimit Meteorologjik, të cilit i referohet AgroWeb.org ka paralajmëruar se vala e të ftohtit do të shënojë dhe rënien më të ulët të tempraturave në deri – 13 gradë Celsius në Tiranë, ndërsa në zona të tjera si ato veriore apo juglindore pritet të shkojë deri -15 gradë celcius.

Masa e ftohtë ajrore me erëra dhe stuhi të forta dhe shpejtësi deri 100 km në orë pritet të vijë nga Rusia. Kjo situatë moti e acartë do të vijojë të mbizotërojë gjithë territorin e Shqipërisë ku më të prekura do të jenë zonat malore.

Sa Do Zgjasë I Ftohti Ekstrem

 “Duke nisur nga mbrëmja e së mërkurës priten reshje të dobëta shiu e dëbore. Që nga dita e sotme dhe në vijim pritet rënie e ndjeshme e temperaturave deri në -13 gradë celcius.

Kjo situatë vjen si pasojë e ardhjes se masave ajrore polare duke përfshirë të gjithë rajonin madje duke u afruar deri në veri të Afrikës. Temperaturat e ulëta pritet të qendrojnë për 6 -7 ditë më pas pritet rikthim i vlerave të tyre normale” thuhet në njoftimin zyrtar të Meteoalb.

Edhe sipas Shërbimit Meteorologjik Italian rënia e temperaturave do të nisë mbrëmjen e së enjtes dhe do të nisë aktivitetin e fortë të saj gjatë ditës së premte ku do erëra të shpejta e të ftohta me shpëjtësi deri 80-100 km në orë do të pushtojnë edhe territorrin shqiptar.

Rënie Temperaturash deri – 15 gradë 

Aktualisht rreshjet e para të borës kanë nisur në zonat veriore dhe juglindore të vendit ku momentalisht temperaturat janë në vlerat – 2 në rajonin juglindor dhe – 1 në rajonin verior.

Por, nga sot në mbrëmje dhe në vijim përgjatë gjithë javës, temperaturat pritet të ulen deri në 15 gradë celcius.

Kjo pritet të jetë vala më e ftohtë e këtij dimri, ndërkohë që paralajmërohet një kujdes maksimal për moshat e treta dhe fëmijët, të cilët preken më shpejtë nga i ftohti dhe problemet shëndetësore që ai shkakton.

AgroWeb.org ju këshillon të qendroni sa më shumë në vende të mbyllura dhe të ngrohta dhe të konsumomi pije të ngrohta, si çajra të ndryshëm por edhe supa të ngrohta etj./AgroWeb.org