Bëni Kujdes, Vala e Dytë e Covid në Europë Nuk Do Të Jetë e Fundit

190 0

Vala e dytë e epidemisë së COVID-19 që Evropa po përballet aktualisht padyshim nuk është e fundit dhe mund t’i trembemi disa valëve të njëpasnjëshme gjatë fundit të dimrit dhe pranverës së ardhshme, theksoi Këshilli Shkencor francez që këshillon qeverinë.

 “Prandaj ka shumë muaj përpara nesh me një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, theksoi organi përgjegjës për këshillimin e qeverisë franceze në mendimin e saj të fundit.
Postuar në internet këtë fundjavë, ky mendim mban datën e hënë, 26 tetor, dy ditë para njoftimit të presidentit, Emmanuel Macron për një rikufizim të nevojshëm nga vala e dytë.

“Është shumë e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë vala e dytë sepse kjo varet nga vetë virusi, mjedisi i tij klimatik, masat që do të merren për të kufizuar qarkullimin e virusit, pranimi i tyre dhe për impakti i tyre”, shtoi Këshilli Shkencor.”

Mund të supozojmë që mund të çlirohemi nga vala e dytë në fund të vitit ose në fillim të vitit 2021. Kjo çlirim duhet të shoqërohet me kthimin e qarkullimit të virusit në një nivel shumë të kontrolluar (5 000 deri në 8 000 raste të reja në ditë maksimumi)”, theksoi kjo instancë.

Duke njoftuar një rikufizim të paktën deri më 1 dhjetor, Emmanuel Macron tregoi se qëllimi ishte që të arriheshin rreth 5 000 raste me COVID-19 në ditë, nga 40 000-50 000 aktualisht.

“Pavarësisht nga suksesi i masave të zbatuara, ato nuk do të jenë të mjaftueshme ndoshta për të mos shmangur valë të tjera, pas së dytës”, nënvizoi Këshilli Shkencor, i cili rekomandoi që kufizimi të vendoset përfundimisht.

“Mund të ketë disa valë të njëpasnjëshme gjatë fundit të dimrit/pranverë 2021, në funksion të elementëve të ndryshëm, gjendja klimatike, niveli dhe efikasitetit operacional i strategjisë testim/gjurmim/izolim i rasteve pozitive”, shtoi ai. /AFP/