Këto bimë mund të gjenden fare lehtë në tregje fruta-perimesh por edhe në kopshtet e shtëpive tuaja.

Përveç përdorimit të tyre në kuzhinë, këto bimë kanë dhe vlera të shkëlqyera shëndetësore.

Ndaj mund t’i përdorni edhe për disa nga problemet më të përhapura të organimizt.

​​Borziloku

Ndihmon me problemet e tretjes

Duke qenë se borziloku përmban shumë vlera anti-spasmodike ai mund të përdoret për trajtimin e metabolizmit të dëmtuar. GJithashtu borziloku përdoret si çaj për të lehtësuar dhimbjet e stomakut.

Sherebela

Eliminon djersitjen e tepërt

Sherebela përmban një acid rosmarinik i cili shërben si një substanve me efekte anti-inflamatore. Disa studime, ku mbështetet dhe AgroWeb.org pohuan se konsumimi i sherebelës arrinte të ulte djersitjen deri me 50% vetëm në 2 orët e para të konsumimit.

Kopër

Eliminon radikalet e lira

Mund të quhet dhe vlera më e madhe që bima e koprës i jep organizmit tonë. Këtë ‘shërbim’ kopra e arrin përmes substancës monoterpenes, e cila arrin të eliminojë efektet kancerogjene të kimikateve të ndryshme.

Majdanozi

Rrit vitalitetin e zemrës

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminave A dhe C arrijnë të balancojnë homokistinën në gjak. Diçka që është jetike për shëndetin e zemrës sonë.

Trumzë

Përforcon sistemin e frymëmarrjes

Kjo bimë e lashtë përmban thimol, që është një antiseptik shumë i fortë. NË shumë raste është parë që përdorimi i trumzës ndihmon systemin e frymëmarrjes. Mjafton ta përgatisni porsi çaj dhe ta konsumoni me mjaltë për të lehtësuar simptomat e astmës dhe bronkitit./AgroWeb.org