Recetat me perimet si brokoli dhe lulelakër janë aq të shëndetshme sa duhet të përbëjnë shtyllat kryesore të një regjimi të mirë ushqimor.

Brokoli dhe lulelakra janë dy perime jashtëzakonisht të pasura me vitamina dhe minerale të cilat janë të dobishme për organizmin.

Konsumi i tyre  rregullt dhe i vazhdueshëm ndihmon në eliminimin ose neutralizimin e qelizave kancerogjene.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org pohojnë se ngrënia e të paktën 5 racioneve perime të tilla në javë është një hap domethënës në luftën kundër radikaleve të lira.

Këto perime mund t’i konsumoni rregullisht falë recetave të ndryshme, një prej të cilave e gjeni këtu në këtë artikull të AgroWeb.org

Brokoli me Lulelakra dhe Kos

Përbërësit

Gjysma e një lulelakre

300 gramë brokoli,

2 filxhanë çaji me kos,

2 thelbinj hudhër,

Treçerek gjelle luge me piper të kuq pluhur,

3-4 lugë gjelle me vaj ulliri,

Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja

Mbusheni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Pasi uji të ketë marrë vali shtoni tufëzat e lulelakrës dhe më pas të brokolit.

Ziejini për 5-7 minuta dhe më pas kullojini dhe futini në një tas me ujë të ftohtë që procesi i zierjes së tyre të ndalojë.

Merrni një tas qelqi dhe hidhni thelbinjtë e grirë të hudhrës.

Shtoni kripë dhe shtypini me lugë.

Më pas shtoni kosin dhe përziejeni me hudhrën.

Salcën hidheni mbi tufëzat e brokolit dhe lulelakrës.

Në një tigan hidhni vajin e ullirit dhe me të kavërdisni specin e kuq pluhur për rreth 30 sekonda.

Më pas hidheni atë mbi pjatën e brokolit dhe lulelakrës dhe shijojeni.

Të dyja perimet janë shumë të pasura me vitaminë C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme jo vetëm për imunitetin por edhe pakësimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Një racion me brokoli përmban 81 miligramë vitaminë ndërsa i njëjti racion me lulelakër ofron 51 miigramë.

Burrat dhe gratë kanë nevojë për 90 dhe 75 miligramë vitaminë C në ditë.

Ngrënia e vazhdueshme e dy perimeve e ushqen organizmin me më shumë vitaminë K e cila luan një rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe të gjakut.

Një racion me lulelakër ofron 16.6 miligramë vitraminë K ndërsa e njëjta sasi e brokolit ofron 92.5 mikrogramë./AgroWeb.org