Ju ka rastisur që të keni përgatitur qofte sipas udhëzimeve, por ato kanë dalë të thata dhe të forta?

Recetat e qofteve me mish të grirë mund të përmirësohen akoma dhe më shumë vetëm me një hap të lehtë.

Nuk ka rëndësi nëse i piqni, skuqni apo zieni, qoftet tuaja nuk kanë për të humbur butësinë dhe shijen e tyre perfekte asnjëherë.

Pikërisht buka e njomur me qumësht është arma juaj sekrete.

Përse e  themi me kaq shumë bindje? Sepse ka një sekret tek ky bashkim.

Kur mishin e grijnë apo e presin, ai lëshon disa proteina të cilat e bëjnë sipërfaqen e mishit të ngjitshme.

Këto proteina ndikojnë në shijen e mishit kur ai përdoret në recetat e ndryshme.

Për më tepër janë po këto proteina të cilat forcojnë mishit dhe e bëjnë atë të thatë sa herë që ju e skuqni, piqni apo zieni.

Kur flasim për mishin e grirë, proteinat ndikojnë dhe në volumin e tij. Pra sapo ju e skuqni shihni që mishi humbet volumin e tij dhe zvogëlohet.

Niseshteja që gjendet tek buka përthithë qumështin dhe arrin të krijojë një pastë me bazë niseshteje.

Kjo pastë mbështjellë proteinat e mishit duke i parandaluar proteinat e mishit të ngurtësohen dhe qoftet tuaja të humbasin butësinë.

Si të Përgatisni Bukën me Qumësht për Qoftet

Përbërësit

1 gotë me bukë të prerë në kubikë

1 gotë qumësht

Përgatitja

Vendosni copat e bukës në një tas dhe hidhni qumështin.

AgroWeb.org ju këshillon që të siguroheni buka të jetë e mbuluar plotësisht.

Lëreni të përthithë qumështin për 10 minuta, derisa të shihni që masa të jetë zbutur plotësisht.

Pas kohës së nevojitur kulloni lëngun e tepërt dhe shtypeni masën me një pirun derisa të formoni një masë si brumë i qullët.

Për të përgatitur qoftet mjafton të shtoni gjysmë gotë me këtë përzierje në 450 g mish të grirë./AgroWeb.org