Skandal me cilësinë e ushqimit në dyqanet pranë shkollave.

Çdo prind në Shqipëri përballet me pikëpyetjen; si ushqehet fëmija kur është në shkollë? A mos duhet t’i japë ushqim me vete?

Loading...

Shkollat janë të rrethuara me kioska e dyqane me ushqime plot ngjyra por aspak vlera, madje në të shumtën e rasteve, totalisht të dëmshme. Por sa të sigurta janë ushqimet që blejnë fëmijët? Sa të shëndetshme janë?

Ushqime me kimikate, me ngjyrues artificialë, produkte të skaduara, të dhëna të cilat fëmijët nëse i blejnë vetë produktet, nuk i kontrollojnë ose më së shumti i neglizhojnë.

Çfarë ndodh vërtetë

Gjatë kontrollit të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor  pranë institucioneve arsimore në vend, shkolla, kopshte, çerdhe, AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, nga kontrollet e bëra AKU ka mbyllur shumë dyqane e ka gjobitur disa të tjera

Konkretisht AKU u ka vendosur 65 dyqaneve e kioskave masa administrative me Paralajmërim, 13 gjoba në vlerën 1 720 000 lekë secilit prej dyqaneve të bllokuara si dhe dy dyqaneve u është ndërprerë totalisht aktiviteti.

A ka zgjidhje për cilësinë e ushqimit jashtë shtëpisë?

Gjëja më kryesore është që të gjithë pjesëtarët e familjes ta konsumojnë vaktin e mëngjesit në shtëpi para se të nisen për në punë apo shkollë.

Ka disa produkte që konsiderohen baza e një shëndeti të mirë dhe që gjithmonë duhet të bëjnë pjesë në vaktet tuaja të mëngjesit.

Vezët 

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e urisë gjatë ditës në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Frutat 

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e frutave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson energjinë dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët 

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin dhe aciditetin në stomak.

Mjalti 

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten në mënyrë të ndjeshme.

Ushqimet shoqëruese gjatë ditës

Vezët e ziera janë një mundësi e mirë për t’u marrë me vete nëse nuk arrini t’i konsumoni në mëngjesin në shtëpi. Një apo dy banane janë gjithashtu një zgjedhje e duhur.

Disa racione me fruta të thata si si rrush të thatë, kajsi dhe kumbulla të thata, bajame, lajthi dhe arra e luftojnë mirë urinë mes vakteve të ditës.

Molla është pasur me fibra dhe nëse konsumohet pas ushqimeve të mësipërme e mbledh mirë organizmin dhe është shumë miqësore me organizmin.

Disa feta me bukë me vete të përgatitura në shtëpi janë një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë dhe dominojnë mbi çfarëdolloj produkti të përpunuar që mund të gjeni jashtë shtëpisë për t’u ngrënë mes vakteve të ditës.

AgroWeb.org fton të gjithë prindërit dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve në info@aku.gov.al ose të na shkruani në faqen e FacebookAgroWeb.org.

Loading...