Buka e ngrohtë e sapo dalë nga furra ka aromën dhe shijen më të mirë që sjell këdo pranë tryezës.

Askush nuk pret dot derisa ajo të ftohet që të provojë kafshatën e parë, nuk ka recetë më të thjeshtë dhe më të kënaqshme për ta përgatitur.

AgroWeb.org ju sjell recetën e bukës me tre lloje miellrash, e cila mrekullon këdo që e provon.

Kjo bukë mund të përgatitet kurdoherë, për më tepër ajo qëndron e freskët dhe pas disa ditësh.

Është perfekte për të shoqëruar çdo vakt të ditës, duke i dhuruar një shije shtëpie secilit prej tyre.

Përbërësit

1 gotë e një çerek me ujë të vakët (280 ml)

1 gotë me qumësht (250 ml)

2 lugë e gjysmë çaji me maja të thatë

1 gotë e treçerek me miell gruri (320 gr)

1 gotë e çerek me tërshërë të bluar ( 280 gr)

Gjysmë gote me miell misri (130 gr )

1 lugë e gjysmë çaji me kripë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim merrni një tavë dhe lyejeni me vaj ulliri në mënyrë që brumi i bukës të mos ngjitet.

Në një tas shtoni ujin e ngrohtë, qumështin majanë dhe pak sheqer (gjysmë luge kafeje).

Përzjejeni lehtë më pas lëreni që majaja të fryhet, mjafton që të jetë krijuar një shtresë me flluska në sipërfaqen e tasit.

Ndërkohë që majaja po fryhet, AgroWeb.org ju udhëzon të merrni tërshërën e nevojitur për recetën dhe me ndihmën e grirëses elektrike bluajeni plotësisht

Hidhini të tre miellrat në një tas pak të madh dhe përzjeini së bashku.

Kur majaja të jetë gati shtoni aty vajin e ullirit të nevojitur në recetë dhe lëreni dhe për 2-3 minuta.

AgroWeb.org ju sugjeron që sipas dëshirës të shtoni dhe fara luledielli apo liri për më shumë shije.

Masën e formuar pasi të jetë trashur, shtojeni tek miellrat ngadalë, gjithmonë duke e përzjerë me telin e kuzhinës.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzjeni masën derisa ajo të lidhet plotësisht dhe të formohet një brum i butë.

Brumin kalojeni në tavën e përgatitur.

Me një lugë përhapeni atë në mënyrë të barabartë në të gjithë tavës, kështu buka do të jetë me trashësi të njëjtë.

Mbulojeni tavën me një pecetë të lagur kuzhine, dhe lëreni të fryhet përreth një orë.

Kur brumi të jetë pothuajse gati, ndizni furrën në 220-250 gradë.

Në pjesën e poshtme të furrës vendosni një tavë të madhe të mbushur përgjysmë me ujë.

Tavën me brumin e bukës vendoseni në mes të furrës dhe piqeni përreth 45-50 minuta, ose pasi të ketë marrë një ngjyrë të artë.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet përpara se ta hiqni nga tava.

Pasi të kenë kaluar 20 minuta mund ta ndani në feta dhe ta servirni për të afërmit apo miqtë tuaj. /AgroWeb.org