Byrek i Ëmbël me Krem Qumështi – Traditë dhe Shije

2.3k 0

Kuzhina shqiptare është e famshme për traditën e saj në kuzhinë. Specialitete të veçanta të përgatitura me produkte të freskëta të zonës janë pjesë e pandashme e menusë tradicionale.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e një prej gatimeve më të veçanta, atë të byrekut të ëmbël me krem qumështi, me një shije fantastike dhe të mrekullueshme.

Ideal për t’u shërbyer në çdo kohë, byreku i ëmbël me qumësht qendron padyshim në krye në listës së gatimeve të shijshme shqiptare.

Ky byrek është një ëmbëlsirë e mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë, veçanërisht pas vakteve të drekës apo darkës por edhe në momente të tjera gjatë ditës.

Është një gatim i lehtë, përgatitet shumë thjeshtë por shija e tij pa dyshim do ta mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Kjo recetë mund të përgatitet edhe në raste të veçanta festash dhe gëzimesh familjare.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së këtij gatimi unik krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Byrekut të Ëmbël me Krem Qumështi në Shtëpi

Përbërësit 

3 gota miell gruri

4-5 gota qumësht

3-4 lugë gjelle niseshte

3 kokrra vezë

2-3 filxhan kafeje gjalpë

Sheqer

Për përgatitjen e petëve

Brumi përgatitet si për byrek të zakonshëm.

Petët hapen dhe piqen në furrë.

3-4 petë lihen të papjekura mënjanë.

Mund të përdorni edhe petë gatshme.

Përgatitja e Byreku 

AgroWeb.org ju sugjeron që për përgatitjen e këtij byreku të përdorni qumësht dele ose lope fshati.

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen si fillim petët e papjekura.

Pasi spërkaten me gjalpë, vendosen petët e pjekura mirë dhe të thërrmuara.

Në një tas rrihen vezët, shtohet qumështi, niseshteja, gjalpi dhe sheqeri ose kripa sipas preferencës.

Hidhni 2-3 lugë sheqer, ëmbëlsia vendoset sipas preferencës.

Përzjeheni mirë derisa niseshteja të tretet dhe vendoseni në zjarr duke e përzjerë pa ndërprerje derisa masa të trashet në formën e kremit.

Më pas, lihet të ftohet dhe hidhet sipër petëve që keni shtruar në tepsi. Mbulohet sipër me një apo dy petë të pjekura.

Byreku me krem qumështi vendoset në furrë dhe piqet sa të jetë gati./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.