Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit.

Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët.

Loading...

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për pasurinë e vlerave të çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.

Antioksidantët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë.

Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore.

Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.

Diabeti

Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi.

Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Loading...

Acidi Galik

Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik.

Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.

Si Të Përgatisni Çajin E Boronicës Së Thatë Në Kushtet e Shtëpisë

Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë.

Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij.

Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata.

Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin.

Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë.

Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta.

Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata.

Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë.

Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës.

Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije./AgroWeb.org

Loading...