Ekspertët e mjekësisë popullore thonë se hithra është një nga barishtet më të shëndetshme për organizmin që ka aftësinë të ‘falimentojë’ farmacitë.

Hithra është një bimë fantastike kundër alergjive, azmës, infeksioneve urinare, bronshitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave.

Megjithatë, hithra është efikase edhe kundër mbipeshës.

Në bashkëpunim me xhenxhefilin, hithra përmirëson tretjen dhe qarkullimin e gjakut.

Bëhët fjalë për një kombinim fitues për njerëzit që duan të humbasin në peshë.

Vlerat Shëndetësore Të Hithrës

Hithra përmban sasi të jashtëzakonshme të kalçiumit dhe magnezit, gjë që e bën atë një aleate të gjumit.

Hithra përmban gjithashtu shumë hekur dhe është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Beta karoteni, fosfori, zinku, vitaminat B dhe mangani, janë gjithashtu pjesë e çmuar e thesarit të vlerave që ofron hithra.

Si Të Shfrytëzoni Çajin e Hithrës Me Xhenxhefil Kundër Mbipeshës

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni si të përgatisni çajin e hithrës dhe xhenxhefilit dhe si ta shfrytëzoni atë kundër kilogramëve të tepërt.

Për përgatitjen e çajit ju nevojiten:

1 copë e vogël xhenxhefili

Çerek filxhan çaji me hithra të thata

1 litër ujë

Mjaltë sipas dëshirës.

Grijeni xhenxhefilin hollë.

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe kur të ketë marrë valë, shtoni grimcat e xhenxhefilit, mbylleni kapakun dhe lëreni të valojë për 15 minuta të tjera.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas shtoni hithrat e thata.

Përziejini me një lugë druri dhe lërini të qëndrojnë në tenxhere me kapak mbyllur për 30 minuta ose për plot 12 orë.

Këtë tretësirë kullojeni me një napë dhe do të vëreni se lëngu ka marrë ngjyrë jeshile.

Sipas dëshirës mund të shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Këtë pije mund ta konsumoni rregullisht nga pak gjatë ditës dhe do të vëreni një përmirësim të ndjeshëm të tretjes por edhe të imunitetit.

Ky çaj shërben edhe kundër dhimbjeve kronike të kokës por edhe për flokë, lëkurë dhe thonj të shëndetshëm./AgroWeb.org