Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.

Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.

Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë,  përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i kamomilit qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër.

Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.

Në këtë recetë të rekomanduar nga AgroWeb.org  do të mësoni se si të përfitoni vlerat e kamomilit në një çaj të kombinuar me lëngun e xhenxhefilit.

Çaji Kamomili Me Xhenxhefil

Përbërësit:

1 lugë çaji me lule kamomili,

1 gotë e gjysmë me ujë,

Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur.

Një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë.

Një lugë çaji me mjaltë  (opsionale)

Përgatitja:

Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin.

Mbajeni për 4-10 minuta.

Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin.

Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin.

Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.

Vlerat E Çajit Të Kamomilit

E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë

Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.

Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes

Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.

Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Stres? Çfarë stresi?

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.

Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.

Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave.

Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat./AgroWeb.org