Çfarë Është Duhanpirja Tretësore Dhe Pse Është Një Shqetësim Në Rritje

701 0

Duhanpirja tretësore ka të bëjë me mbetjet e nikotinës dhe kimikateve të tjera të tymit, në sipërfaqe të ndryshme.

Njerëzit ekspozohen ndaj këtyre substancave përmes prekjes apo thithjes së molekulave të ngelura në këto objekte.

Mbetjet e nikotinës dhe kimikatet e duhanit kombinohen me pluhurat e tjerë të shtëpisë, duke krijuar një përbërje helmatisëse dhe toksike.

Kur ky kombinim helmesh futet në organizëm sjell pasoja shumë serioze.

Ndikimet e drejtpërdrejta në shëndet sipas burimeve të AgroWeb.org janë sëmundjet tumorale, probleme me frymëmarrjen edhe tek jo duhanpirësit, sidomos tek fëmijët.

Tymi, nikotina dhe kombinimi helmatisës mbetet në rroba, mobilie, perde, tapiceri, rroba, muret e shtëpisë, pra në çdo sipërfaqe.

Por më e keqja është se mbetjet e mësipërme vijojnë të ekzistojnë. Madje edhe pasi ka kaluar kohë nga ndotja dhe mjediset janë ajrosur.

Helmi toksik akumulohet me kalimin e kohës në këto mjediset e shtëpive, duke e vështirësuar pastrimin e tyre.

E njëjta situatë ndodh edhe ne mjediset e lokaleve. Atje mbetjet helmatisëse depozitohen sidomos në sipërfaqet e kontaktit, në divanë, kolltuqe, ndenjëse, mure, etj.

Si mund të eliminohen helmet nga duhanpirja?

Duhanpirja tretësore nuk mund të eliminohet vetëm duke ajrosur ambientet e brendshme të shtëpisë.

As duke përdorur kondicionerë apo freskuese qarkullues të ajrit, madje sipas burimeve të AgroWeb.org, as duke e minimizuar pirjen e duhanit.

Për të arritur të eliminohen helmet nga të gjitha sipërfaqet në kontakt me tymin e cigareve, duhet që të pastrohen e të lahen rregullisht me themel.

Cilët preken më shumë nga duhanpirja tretësore?

Fëmijët dhe jo duhanpirësit janë të predispozuar që të kenë komplikime që shkaktohen nga tymi i cigares, kur ata thithin, hanë apo prekin diçka që ka toksinën e tij.

Foshnjat dhe fëmijët e moshave 4-10 vjeç janë më të rrezikuarit. Kjo në sajë të tendencës që kanë për të prekur dhe futur në gojë objekte të ndryshme.

Ndërkohë, e vetmja mënyrë që mbetet për t’u mbrojtur është të krijoni një ambient të pastër. Ku mbi të gjitha nuk pihet duhan./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.