Shpesh njerëzit e perceptojnë depresionin si një çrregullim emocional që ndikon vetëm tek humori dhe tek mendja.

Kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse depresioni ka një ndikim të fortë edhe tek shëndeti i organizmit.

Loading...

Ekspertët më në zë të kësaj fushe, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se depresioni përmban shumë aspekte fizike të dëmshme siç janë niveli i ulët i energjisë dhe drobitja e fortë.

Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, ekspertët rekomandojnë trajtimin e aspektit emocional  por edhe fizik të depresionit sepse të dyja prekin fort cilësinë e jetës.

Depresioni jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma emocionale.

Ai mund të nisë me dhimbje koke dhe mungesë dëshire për të jetuar.

Simptomat Fizike Të Depresionit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhajtjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë.

Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës.

Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.

Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi.

Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike.

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.

Trajtimi i depresionit nëpërmjet terapive dhe medikamenteve mund të lehtësojë edhe simptomat fizike.

Por nëse pas trajtimit njeriu përjeton sërish dhimbje fizike, atëherë depresioni nuk është eliminuar plotësisht.

Depresioni mund të shkaktohet edhe nga tiroidja, e cila nuk prodhon hormone të mjaftueshme.

Kjo është një arsye tjetër përse duhet të vizitoheni tek një mjek specialist.

Vetëm mjeku mund të jetë në gjendje të analizojë simptomat fizike dhe ato emocionale dhe të përcaktojë shkakun e kësaj sëmundjeje.

Depresioni mund të duket një problem i rëndomtë, por kjo sëmundje prek mbi 300 milionë njerëz në mbarë globin.

Lexoni këtu ushqimet më të mira kundër stresit dhe për bimët medicinale kundër stresit./AgroWeb.org

Loading...