Çfarë i Ndodh Zemrës Me Një Pije Energjike

2.1k 0

Kafeina është një substancë që përgjithësisht veç energjisë ofron edhe probleme për trupin dhe trurin.

Shpesh kafeina përdoret në trajtimet kundër diabetit apo azmës.

Megjithatë, ajo mund të transformohet në një toksinë të rrezikshme nëse kombinohet me stimulantë artificialë, ëmbëlsues dhe elementë të tjerë shtesë.

Dëmet që ky kokteil substancash i shkakton zemrës janë kolosale dhe përshpejtojnë shfaqjen e atakut në zemër.

Disa studime shkencore të pavarura kanë zbuluar se pijet energjike shkaktojnë dëme serioze tek njerëzit.

Dëmet prekin ata që janë të predispozuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Njerëz që konsiderohet të kenë shëndet të plotë nuk konsiderohen të mbrojtur nga këto dëme.

Zemra dhe Dëmet Që i Shkaktohen Nga Pijet Energjike

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë vënë re se njerëzit që pijnë një pije energjike çdo ditë për një javë pësojnë një rritje të frikshme të tensionit të gjakut.

Pikë së pari, pijet energjike rrisin sasinë e gjakut që pompohet në zemër duke e sforcuar atë.

Tensioni i gjakut rritet me 8 përqind të paktën katër orë pas pirjes së lëngut energjik dhe 10 përqind në fund të javës.

Rrahjet e zemrës rriten me 8 përqind pas pijes së parë dhe me 11 përqind në fund të javës.

Këto janë dy faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Tensioni i gjakut dëmton arteriet, por edhe çel rrugën e goditjes së sklerozës dhe atakut në zemër.

Pijet energjike përmbajnë shumë sheqer, kafeinë dhe taurinë.

Ato konsiderohen si stimulantë që dihet të kenë një efekt të dëmshëm për trurin.

Nëse vitaminat në pije janë të shëndetshme, ajo që shkakton rrezik është kombinimi i tyre kimik me substancat e tjera.

Dëmi më i madh shkaktohet në zemër dhe më pas në tru.

dhënat tregojnë se nëse njeriu pi një deri në tre pije energjike në ditë do të preket nga tensioni i lartë dhe jo vetëm./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.