Tensioni i lartë i gjakut njihet si ‘vrasësi i fshehtë.

Një nga simptomat më të përhapura të tensionit të lartë të gjakut është dhimbja e kokës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur tensioni i gjakut është shumë i lartë, truri  i njeriut vuan shumë  nga mungesa e gjakut.

Një gjë e tillë manifestohet me dhimbje të forta therëse mbrapa kokës që bëhen më të këqija në mëngjes dhe pakësohen gjatë ditës.

Dhimbjet e Kokës Si Pasojë e Tensionit Të Lartë Të Gjakut

Kur tensioni i gjakut është i lartë, dhimbjet e kokës shoqërohen me nxehtësi të madhe që kaplojnë jo vetëm kokën por edhe në fytyrë dhe në të gjithë trupin.

Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje thonë se ndihen sikur koka do ju shpërthejë.

Ata thonë se krahas dhimbjes së fortë të kokës, njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut kanë mjegullim të shikimit si pasojë e presionit të lartë që prek edhe zonën e syve.

Enjtja e retinës mund të mjegullojë shikimin dhe ta bëjë syrin më të ndjeshëm ndaj dritës.

Tensioni i lartë i gjakut manifestohet edhe me marramendje, mungesë orientimi dhe të përziera, që intensifikohen gjatë ndryshimit të pozicionit të trupit.

Për pasojë, ata nuk duhet të kryejnë lëvizje të menjëhershme sepse mundësia e rrëzimit është e madhe.

Në disa pacientë, dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit të lartë të gjakut shoqërohen edhe me simptoma si:

  • gjakderdhje të hundëve,
  • skuqje të lëkurës së fytyrës
  • rrahje të çrregullta të zemrës
  • të vjella
  • vështirësi në frymëmarrje
  • plogështi.

Në disa raste më serioze, kur tensioni i gjakut është tepër i lartë mund të shkaktojë ënjtje të trurit, konvulsione, konfuzion, dhimbje më të forta të kokës por edhe ta shtyjë njeriun të bjerë në koma.

Cilat Janë Ushqimet Që E Rrisin Tensionin e Gjakut

Ekspertët thonë se ushqimet e përpunuara, mishi i kuq, ushqimet e skuqura, me shumë yndyrë, turshitë e gatshme, alkoli dhe pijet energjike e rrisin tensionin e lartë të gjakut.

Hudhra Për Uljen e Tensionit Të Gjakut

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm./AgroWeb.org