Dhimbjet e Kraharorit – Shenjat e Atakut në Zemër dhe Probleme të Tjera Shëndetësore

1.7k 0

Dhimbjet e kraharorit mund të shfaqen dhe të shuhen brenda disa minutave ose disa ditëve.

Këto dhimbje mund të ndodhin si pasojë e zemrës, muskujve, sistemit tretës ose faktorëve psikologjikë.

Ekspertët kanë identifikuar edhe shkaqe të tjera të fshehura siç mund të jetë urthi.

Nga ana tjetër, këto dhimbje nuk duhen neglizhuar sepse mund të sinjalizojnë një atak në zemër.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shkaqet e mundshme të dhimbjes së kraharorit që shfaqet herë pas here.

A Bëhet Fjalë Për Diçka Serioze?

Dhimbja e kraharorit që shfaqet herë pas here mund të sinjalizojë një problem me zemrën, sistemin respirator ose tretjen.

Njeriu nuk është në gjendje të bëjë një diagnozë të saktë të problemit mjekësor vetëm duke u bazuar në simptoma.

Dhimbja që zgjat për disa javë ose muaj me gjasë ka të bëjë me muskujt ose skeletin.

Problemet me zemrën nuk ka gjasa të shkaktojnë  dhimbje që:

Zgjasin për disa momente;

Largohen pas marrjes së ilaçeve;

Largohen kur merrni frymë;

Ndihen në një pikë të caktuar të kraharorit;

Largohen pas fërkimit të kraharorit;

Shkaqet E Dhimbjes Së Përsëritur Të Kraharorit  

Problemet Në Sistemin Tretës

Dhimbja në kraharor ose në brinjë shkaktohet nga ulçera, refluksi acidik ose nga gurët në tëmth.

Muskujt

Dhimbja e kraharorit si pasojë e ndonjë shtrëngimi muskular është e përqendruar në një pikë të vetme dhe buron nga brenda jashtë.

Ajo është e mprehtë por shuhet pas një masazhi të mirë.

Sulm Paniku

Dhimbja e kraharorit mund të jetë një simptomë e frikshme e një sulm paniku ose episod ankthi.

Këto episode zbuten falë frymëmarrjes së thellë.

Nëse dhimbja nuk ikën atëherë vetëm mjeku mund të dallojë nëse bëhet fjalë për një shqetësim në lidhje me zemrën.

Infeksion Në Rrugët E Frymëmarrjes

Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktojnë dhimbje në kraharor në veçanti gjatë episodeve të kollës.

Angina

Bëhet fjalë për dhimbje ose shqetësim që shkaktohet kur zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.

Një dhimbje e tillë përhapet edhe në zonën e nofullës.

Angina është një problem që del në pah kur enët e gjakut janë të bllokuara.

Atak Në Zemër

Dhimbja krejt e papritur por e fortë në kraharor mund të sinjalizojë një atak në zemër.

Shenja të tjera të atakut në zemër përfshijnë: presion të fortë në kraharor, dhimbje të fortë në qendër të kraharorit, dhimbje që zgjat disa minuta dhe që përhapet në qafë, krahë, shpinë dhe nofull.

Probleme Me Mushkëritë

Problemet me mushkëritë janë shumë serioze dhe shoqërohen jo vetëm me vështirësi në frymëmarrje por edhe dhimbje të forta kraharori.

Ushqyerja Me Gji

Gratë që ushqejnë me gji përjetojnë dhimbje në kraharor të përsëritura edhe kur dëgjojnë fëmijën teksa qan.

Nëse ajo zgjat për shumë javë, atëherë duhet të vizitoheni tek një mjek.

Kur Duhet Të Kërkoni Ndihmë

AgroWeb.org ju këshillon që të kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse dhimbja:

Përsëritet dhe nuk largohet

Përkeqësohet

Shoqërohet me marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje

Zgjat më shumë se disa minuta.

Vetëm një mjek mundet të identifikojë shkakun real të dhimbjeve të kraharorit, pavarësisht intensitetit të tyre./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.