Shumë gjëra kanë ndryshuar për shkak të koronavirusit dhe një ndër to është edhe mënyra se si jemi kujdesur gjatë kësaj kohe për pastërtinë e shtëpisë tonë.

Kjo për të mbajtur sa më larg familjeve tona këtë virus vdekjeprurës.

Shumë prej nesh gjatë karantinës kanë krijuar një rutinë pastrimi, e cila mund të themi se është e nevojshme për një ambient më të sigurtë.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga zakonet e pastrimit të cilat mund të vazhdoni t’i zbatoni edhe kur pandemia të përfundojë.

Pastrimi me zbardhues

Kur pandemia na goditi, dezinfektuesit ishin nja nga produktet që u shitën më shumë, duke çuar në mungësë të tyre në treg.

Këshu që një opsion i shkëlqyer për pastrim dhe dezinfektim ishin zbardhuesit.

Kombinimi i zbardhuesëve me ujë të nxhetë, është një mënyrë e mirë për të larguar edhe papastërtitë më të vështira.

Kini kujdes që gjatë kohës së pastrimit të përdorni doreza dhe të mbani dritaret hapur.

Pastrimi i sendeve që përdoren më shpesh

Dorezat e dyerve, çelsat e dritës ose sende të tjera që përdoren më shpesh nga të gjithë antarët e familjes, ishin fokusi kryesor i pastrimit.

Pastrimi i rregullt i tyre edhe pas pandemisë është i rëndësishëm sepse këto vende grumbullojnë baktere të ndryshme.

Përdorimi i furçave për pastrim

Furçat janë një mjet pastrimi i domosdoshëm, jo vetëm që pastrojnë më mirë se leckat papastërtitë që ato nuk mund t’i arrijnë, por edhe ju kursejnë kohë.

Përfshirja e fëmijëve në punët e shtëpisë

Gjatë karantinimit fëmijët kanë ndjerë mungesën e miqëve dhe të aktiviteteve të tjera.

Edhe pse ata kanë gjetur mënyra të ndryshme për tu argëtuar gjatë pandemisë, iu është dashur gjithashtu të marrin më shumë përgjegjësi në shtëpi.

Një pjesë e kësaj përgjegjësie të shtuar kanë qenë punët e shtëpisë.

Ky zakon për t’u kujdesur për shtëpinë, i ndihmon ata të kuptojnë më tepër përgjegjësitë familjare.

Prandaj është e rëndësishme që ata të vazhdojnë të bashkëpunojnë kur vjen fjala për kujdesin e shtëpisë./AgroWeb.org