Në Shqipëri, emërtimi djathë pice përfshin djathin që përdoret në toste, pica apo si shtresë te fetat e bukës.

Këto lloje djathrash janë padyshim të shijshëm, ndërkohë AgroWeb.org ju tregon që sa i përket përmbajtjes së tyre, gjërat ndryshojnë kryekëput.

Loading...

Ajo që duhet theksuar që në rreshtat e parë të këtij artikulli është se këto produkte nuk janë 100% djathë.

Për shkak se procesi i prodhimit të djathit të verdhë ndryshon nga djathrat natyrorë “të papërpunuar”, ky djathë nuk mund të shitet ligjërisht nën emrin “djathë” në SHBA dhe Evropë.

Ligjet e huaja ndërkombëtare e kanë detyrim etiketimin si “djathë i përpunuar” nëse ky lloj bëhet nga përbërës si krem artificial qumështi, qumësht pluhur i skremuar, dhallë, albuminë djathi dhe hirrë.

Këto lloje djathi të verdhë quhen zëvendësime për djathin, ose imitime, si në rastin e produkteve të përdorura për sanduiçe dhe pica.

Këto produkte sipas burimeve të AgroWeb.org, dalin me kosto më të ulëta që i bëjnë ato atraktive për bizneset.

Në direktivat e Bashkimit Europian, djathi i picës përshkruhet si “substancë artificiale e thatë që është shumë më e shpejtë dhe më e lirë për t’u prodhuar sesa djathi i verdhë i vërtetë”.

Në shumë raste yndyra natyrale e qumështit zëvendësohet nga vaj palme ose vajra vegjetale më të lirë dhe aditivë kimikë. Në vendet e zhvilluara është e paligjshme që ky produkt të etiketohet thjesht si djathë.

Përbërësit E Frikshëm Të Djathit Të Picës

Përbërësit ekstra të këtyre produkteve të përpunuar janë: kripa, ngjyruesit artificialë, substanca stabilizuese, dhe kimikate.

Të gjithë këto përbërës të dëmshëm shtohen në këtë produkt për ta bërë atë më jetëgjatë.

Shumë prej tyre sipas provave të AgroWeb.org, nuk kanë nevojë as të ruhen në frigorifer sepse nuk prishen edhe në temperature ambienti.

A Është I Dëmshëm Për Shëndetin Djathi I Picës?

Djathi i picës është padyshim jo fort i shëndetshëm për organizmin, sepse nuk është i vërtetë.

Ai kurrsesi nuk mund të zëvendësojë djathin e vërtetë, të pastër nga çdo kimikat i dëmshëm.

Nëse keni shkrirë ndonjëherë djathin e vërtetë kaçkavall të butë, AgroWeb.org ju tregon se do të vini re që produkti përfundimtar nuk është i njëtrajtshëm, por plot kokrriza.

Kjo ndodh sepse nxehtësia ndan vajrat natyralë dhe proteinën e qumështit.

Djathi i përpunuar nga ana tjetër është një masë kimike që shkrihet në mënyrë uniforme falë substancave të lartpërmendura që mbajnë vajrat e lirë dhe proteinën të lidhura fort.

Një prej këtyre substancave quhet fosfat sodiumi që autoritetet e vendeve perëndimore e konsiderojnë si të sigurt.

Ai mund të jetë i sigurt, por jo për njerëzit që vuajnë nga veshkat, tensioni i lartë i gjakut, mungesa e hekurit, kalçiumit apo magnezit.

Një tjetër aspekt shqetësues për këtë djathë janë substancat ngjyruese.

Bëhet fjalë për ngjyruesit Yellow 6 dhe Yellow Tartrazine, të cilat janë të ndaluara në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Përse Këto Produkte Duhen Kufizuar Për Fëmijët

Çdo konsumator i kujdesshëm mund të kuptojë përse këto produkte janë shumë të suksesshme tek fëmijët.

Përveç shijes, ato trumbetohen si burim kalçiumi e vitaminave të tjera, por duke qenë se përmbajtja e djathit të vërtetë është e vogël, atëherë vitaminat janë të pamjaftueshme./AgroWeb.org

Për më tepër informacion të detajuar teknik, mund të klikoni në këtë link.

Loading...