Prania e mykut në ushqime është padyshim shkak për shqetësim.

Myku mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit.

Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhini tutje ushqimet e mykura, përvec djathrave me myk si Gorgonxola dhe Djathi Blu.

Ku Qëndron Ndryshimi Mes Djathit Blu Dhe Gorgonxolës 

Ngjashmëritë janë të sipërfaqësore ndërsa dallimet më të mëdha.

Shija 

Shija e djathit Blu është e kripur dhe e mprehtë ndërsa aroma e fortë dhe shpuese.

Gorgonxola nga ana tjetër shkërmoqet lehtë dhe ka një shije përgjithësisht të kripur.

Paraqitja 

Djathi Blu ka shirita me nuancat e blusë, jeshiles apo grisë që vijnë nga myku që shkaktohet nga injektimi i disa baktereve të gjalla që formojnë myk.

Gorgonxola gjurmët e mykut, në ngjyrë blu ose jeshile, i ka të përhapura në të gjithë shtresën e djathit por në mënyrë të crregullt.

Përmbajtja 

Djathi Blu bëhet me qumështin e lopës e të dhisë dhe i shtohet myku i baktereve.

Gorgonxola përdor të njëjtin qumësht por të paskremuar.

Të dy djathrat ofrojnë sasi të përafërta apo të ngjashme të kalorive, kripës, yndyrnave, proteinës.

Historia

Djathi Blu është zbuluar rastësisht në fillim të Mesjetës.

Djathi Gorgonxola është prodhuar për herë të parë në qytetin me të një njëjtin emër në vitin 879 të Erës Sonë

Siguria Në Konsum E Djathrave Të Mykur 

Djathi Blu dhe Gorgonxola përgatitet falë një lloj myku të njohur si  Penicillium, që i jep atij shijen, aromën dhe pamjen.

Ndryshe nga lloje të tjera myku, Penicillium nuk prodhon toksina dhe është i sigurtë për konsum.

Mënyra se si i ruani djathrat është shumë e rëndësishme për sigurinë ushqimore.

Ato duhen ruajtur në frigorifer të mbështjellë mirë dhe mund të jenë të sigurtë për konsum deri në 3-4 javë.

Djathrat mund t’i ruani edhe në ngrirje por ky proces do të ndryshojë pak teksturën e djathit dhe paraqitjen e tij. /AgroWeb.org