Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bëhet fjalë për zona specifike të trupit.

Humbja e dhjamit në zonën e fytyrës në veçanti bëhet shumë frustruese.

Loading...

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 7 mënyra efikase se si të dobësoheni në fytyrë.

Ushtrime Për Fytyrën

Ushtrime të tilla përmirësojnë paraqitjen e fytyrës, luftojnë shenjat e plakjes dhe përmirësojnë muskujt e fytyrës.

Ekspertët rekomandojnë fryrjen e brendshme të faqeve dhe kalimin e ajrit nga njëra anë në tjetrën.

Sipas tyre, mbledhja e buzëve në formën e një puthjeje dhe lëvizja e tyre në anë është gjithashtu efikase.

Ata gjithashtu rekomandojnë buzëqeshjen e hapur me dhëmbët shtrënguar për disa sekonda.

Ushtrime të tilla duhen bërë dy herë në ditë për 8 javë.

Loading...

Ushtrimet Kardio

Dhjami i tepërt në fytyrë është shpesh rezultat i shëndoshjes së tepërt në pjesët e tjera të trupit.

Aerobia dhe ushtrimet kardio rrisin ritmin e zemrës dhe përshpejtojnë rënien nga pesha.

Ekspertët rekomandojnë 20-40 minuta ushtrime të tillë në ditë.

Uji

Uji është thelbësor për rënien nga pesha.

Konsumi i ujit përshpejton metabolizmin me 24 përqind.

Hidratimi shmang akumulimin e lëngjeve në organizëm dhe parandalon fryrjen e trupit.

Kufizimi i Alkolit

Nëse e teproni me alkolin atëherë do të ndiheni dhe dukeni më të fryrë.

Alkoli ofron shumë kalori dhe rrit gjasat e shtimit në peshë.

Sasia e lejuar e pijeve alkolike është një deri në dy gota në ditë për meshkujt dhe një gotë në ditë për femrat.

Karbohidratet e Rafinuara

Biskotat e ëmbla apo të kripura qofshin si dhe makaronat janë ndër fajtorët më të mëdhenj të shtimit në peshë.

Karbohidrate të tilla janë të përpunuara dhe nuk kanë ushqyes të shëndetshëm apo fibër.

Praktikisht këto karbohidrate janë sheqer që nxit rrezikun e teprimit me ushqimin.

Gjumi

Gjumi është thelbësor për rënien nga pesha.

Mungesa e gjumit rrit nivelin e kortizolit, hormoni i stresit që shkakton efekte anësore të shumëta ndër të cilat edhe shtimi në peshë.

Nivelet e larta të kortizolit rrisin oreksin dhe tjetërsojnë metabolizmin duke shtuar depozitat e dhjamit.

Kujdes Me Kripën

Konsumi i tepërt i kripës nxit fryrjen jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.

Kripa nxit akumulimin e ujit në trup.

Ushqimet e përpunuara ofrojnë 77 përqind të kripës që konsumon njeriu në ditë./AgroWeb.org

Loading...