Ngjyra e të verdhës së vezës ka nuanca të ndryshme që nisin nga e verdha e çelët deri tek portokallia në të kuqe.

A është ngjyra tregues i mirëfilltë i profilit ushqimor të vezës?

Përgjigjen e keni në rrjeshtat e mëposhtëm të artikullit të AgroWeb.org.

Sekreti Pas Ngjyrës Së Të Verdhës Së Vezës

Kur skuq një vezë, ajo që bie menjëherë në sy është ngjyra e brendësisë së vezës.

Në disa raste, e verdha është e shuar, e në disa të tjera është e ndezur flakë.

Përkundrejt bestytnive të ndryshme, nuanca e të verdhës së vezës nuk ka aspak të bëjë me racën e pulës.

Ngjyra është e gjitha në varësi të ushqimit të konsumuar nga pula.

Pulat që konsumojnë ushqime me pigment të verdhë ose portokalli, do të prodhojnë vezë me një të verdhë në nuancë të errët.

Ngjyra E Vezës Dhe Roli I Saj Në Shëndet

Vezët, të verdhat e të cilave kanë ngjyra të ndryshme, kanë të njëjtin profil ushqimor.

Nuanca e të verdhës nuk e bën një vezë më pak ose më shumë të pasur në vlera.

Megjithatë, ka teori sipas të cilave, nëse e verdha e vezës ka një nuancë të errët, atëherë veza ka më shumë vitamina dhe më pak kolesterol.

Disa amvisa pretendojnë se nëse e verdha e vezës ka një nuancë të errët, atëherë veza është më e shijshme.

Megjithatë, pavarësisht ngjyrës se brendësisë së tyre, vezët janë fantastike.

Ato janë një mënyrë ideale për të marrë më shumë proteina dhe vitamina që në vaktin e parë dhe më të rëndësishëm të ditës.

Veza ofron një spektër të gjërë por të balancuar përfitimesh siç janë proteinat, yndyrnat dhe ushqyesit.

Të verdhat e vezës janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës D që për disa ekspertë është më e rëndësishme edhe se vitamina C./AgroWeb.org