Një ëmbëlsirë fantastike, e thjeshtë në përgatitje e që do t’ju mahnisë me shijen e saj.

Mësoni shkurt hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme vetë në shtëpi.

Loading...

Përbërësit

Për karamelin

Treçerek filxhan çaji me sheqer

Çerek filxhan çaji me ujë

Për ëmbëlsirën

6 kokrra vezë

350 ml qumësht normal

1 filxhan çaji me krem qumështi (pana)

Loading...

400 ml qumësht i ëmbël kondensuar (qumësht panda)

1 lugë çaji me vanilje

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

Në një tigan mesatar shtoni sheqerin dhe ujin. Përzjeini derisa masa të marrë ngjyrën e karamelit.

Kini kujdes që të mos digjet.

Sapo të jetë gati, menjëherë hidheni karamelin e përgatitur në një tavë mesatare dhe përpiquni ta përhapni në të gjithë sipërfaqene tavës.

Më pas, tavën lëreni mënjanë. Do të ishte mirë që tava të jetë prej qelqi apo qeramike.

Në vijim, në një tas të madh rrihni vezët, shtoni tre llojet e qumështit dhe vaniljen dhe kalojeni të gjithë masën në mikser derisa të bëhet homogjene.

Hidhni masën më pas në tavë dhe futeni të piqet përreth 45-60 minuta.

Për të provuar nëse është pjekur sa duhet apo jo mjafton të fusni një thikë në ëmbëlsirë dhe nëse ajo del e pastër kur nxirret nga ëmbëlsira do të thotë që është gati.

Atëherë fikni furrën.

Lëreni ëmbëlsirën të ftohet dhe pasi është ftohur futeni në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) për 4 orë.

Më pas, nxirreni nga frigoriferi, merrni një pjatancë të madhe dhe përmes thikës ndani ëmbëlsirën nga anët e tavës e më pas kthejeni me kujdes mbi pjatancë.

Ndajeni në racione dhe shërbejeni./AgroWeb.org

Loading...