716 0

Faktet Të Rëndësishme Për Shëndetin – Kondicioneri Që Pastron Ajrin

Sa herë që duhet të blejmë një elektro-shtëpiake nis një mision sa lodhës po aq dhe shterues.

Duhet të jetë ekonomik? Të ngrohë shpejtë? Ekologjik apo të filtrojë mirë ajrin?

Me evolimin e shpejtë të teknologjisë përzgjedhja e kondicionerit të duhur behet pak konfuze.

AgroWeb.org u këshillua me specialist të fushës pikërisht për t’ju ardhur në ndihmë.

Pika më e rëndësishme e një sistemi kondicionimi, sipas një studimi nga Universiteti i A&M në Teksas është sistemi i filtrimit, pasi cilësia e ajrit është ajo që ndikon direkt tek shëndeti jonë.

Kondicioneri më i ri i firmës japoneze General  sjell novacionin më të ri; filtrat jonizues dhe falë teknologjisë së re me refrigerant R32 mundëson kursim energjie deri në 72%.

Duke qenë se AgroWeb.org gjithmonë sygjeron zgjidhjen më të shëndetshme dhe inovative për lexuesit e tij, ka vendosur të paraqesë benefitet e një  kondicioneri që disponon filtra jonizues .

Çfarë Janë Filtrat Jonizues?

Ndryshe nga pajisjet e tjera, kondicionerët e pajisur me filtra jonizues, siç është modeli I ri I markës General, largon çdo papastërti dhe toksinë nga ajri.

Përmes elektricitetit këta filtra krijojnë molekuka të jonizuara të cilat lëshohen në ambient .

Këto molekula kapin çdo grimcë pluhuri, bakteri, poleni, tymi apo alergjeni tjetër dhe i eliminojnë.

Kështu ju do të keni krijuar një ambient të sigurt, të shëndetshëm dhe relaksues për të qëndruar me familjen tuaj.

Cilësia e Ajrit Rritet

Ndryshimi mes ajrit të jashtëm që përthithim në rrugë me atë të shtëpisë, është pastërtia.

Ky faktor ndikon dhe në shfaqjen e shumë alergjive që prekin rrugët e frymëmarrjes e më pas duke përkeqësuar shëndetin e organizmit.

Diçka e tillë lidhet direkt me përqindjen e ajrit që pastrohet në shtëpitë tuaja.

Cilësia e këti produkti arrin që të reduktojë rreth 91.67% të baktereve duke dezinfektuar ajrin në mënyrë të përkryer.

Sëmundjet që parandaloni përmes filtrave jonizues të sistemeve të kondicionimit të markës japoneze General

Nëse ju përmirësoni cilësinë e ajrit, nga ana tjetër krijoni mundësinë që truri juaj të ketë një sistem mbrojtës më të fortë.

Në këtë stinë numri i njerëzve të prekur nga sëmundjet e çrregullimit emocional (SAD) vjen duke u rritur.

Ndryshimi i sezoneve ndikon tek cilësia e gjumit, shtimi i stresit dhe ankthit.

Një filtër i tillë jonizues ka vlera të mrekullueshme për parandalimin e simptomave të këtyre problemeve.

Gjithçka lidhet me faktin se molekulat e jonizuara krijojnë ambientin e duhur për të ulur presionin e gjakut, rrisin rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmojnë tek balancimi i temperaturës.

Një tjetër faktor I rëndësishëm është fakti që këto sisteme luftojnë dhe shfaqjen e alergjive tek fëmijët e të rriturit.

Duke qenë se filtrat e fuqishëm krijojnë një ajër pothuajse steril, të gjithë elementet që nxisin krijimin e alergjive eliminohen.

Të gjithë këtyre përfitimeve i shtohet edhe fakti që këto pajisje janë mjaft silencioze kjo fale nivelit  të ulët të zhurmave./AgroWeb.org