Një nga problemet e fermerëve Shqiptarë sot padyshim është garancia për produkte cilësore.

E sidomos për farat e të mbjellave dhe ushqyesit e duhur për prodhime cilësore të cilat shpesh kërkojnë shumë punë dhe kohë për të dhënë frytet e tyre të para.

Të korrat e mira kërkojnë të mbjella të mira dhe kujdesin e duhur, e mund të themi se këto kërkesa janë universale në të gjitha tregjet e botës.

Në këtë artikull nga AgroWeb do të flasim për misrin dhe nevojën e vendit tonë për këtë produkt.

Sipas ekspertëve, është rritur kërkesa për kulturën e misrit e për rrjedhojë është rritur edhe prodhimi në vend, por sërish nuk mbulohen të gjitha nevojat që tregu kërkon.

Përse ndodh kjo?

Misri në vendin tonë ka gjetur përdorim masiv si lëndë e parë në blegtori, në ferma, pulari ku shpërndahet rreth 95% e këtij prodhimi dhe 5% për konsum të përditshëm si pjesë e regjimit ushqimor të gjithësecilit.

Shumë prej këtyre sasive janë importe nga shtete të tjera të botës, megjithëse është një kulturë që preferohet të mbillet masivisht nga fermerët në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga ekspertët e agrikulturës së MBM COMPANY, në vendin tonë prodhohet mesatarisht 350.000 – 400.00 ton misër duke mos i mbuluar dot të gjitha nevojat për këtë prodhim.

Gjendur në këtë ngërç ajo që rekomandohet është shfrytëzimi sa më i mire i tokës dhe rritja e rendimentit të prodhimit në çdo fushë të mbjellë.

Çfarë ju duhet në morinë e zgjedhjeve që tregu mund të ofrojë, është të mbështeteni tek siguria e produktit që do të mbillni.

Duke filluar tek fara, lëndët ushqyese dhe certifikimet Evropiane.

Çfarë duhet të zgjedhë një fermer?

Si fillim kërkoni një farë e cila është e certifikuar për tregjet ndërkombëtare dhe produkti vjen direkt nga vendi i origjinës.

Së dyti, synoni cilësinë e testuar, pra të një fare e cila është e testuar në tokën Shqiptare dhe në kushtet tona klimaterike.

Kjo do t’ju japë mundësinë të keni më shumë informacion, si dhe do të shkurtojë procesin e  përzgjedhjes për të nisur nga puna.

Duke qenë se në tregun tonë farat e misrit vijnë nga jashtë, AgroWeb në bashkëpunim me ekpertët e agrikulturës nga MBM COMPANY, ju sugjerojnë të zgjidhni Golden West Seeds, një prodhim Amerikan të certifikuar në tregun tonë.

Golden West Seeds janë farat e misrit që vijnë direkt nga Ilinois në Amerikë dhe janë të provuara e të testuara prej më shumë se 10 vitesh me rendimente të larta në tokën Shqiptare.

Nuk ka rëndësi se ku ndodheni në Sarandë, Korçë apo Shkodër, Golden West Seeds ofron fara hibride që përshtaten sipas kushteve klimaterike të zonave të ndryshme të vendit.

Këto fara kanë një zhvillim të mirë të sistemit rrënjor, janë të përshtatshme për të gjitha llojet e tokave dhe kanë një cikël bimor 130-135 ditë me rendimente të larta.

Farat janë shumë rezistente ndaj sëmundjeve që prekin misrin dhe sigurojnë mbushje të plotë të kallirit deri në majë.

Krahas tyre sigurisht duhet të përdorni edhe lëndët e duhura ushqyese që janë një nga nga kushtet e tjera të rëndësishme që prodhimi të jetë sa më cilësor dhe të ketë sa më shumë rendiment.

Plehu kimik Agrifert 16-24-8+0.7Zn është i ndërtuar kimikisht për të prodhuar misër në kapacitete sa më të larta në të gjithë territorin Shqiptar.

Agrifert 16-24-8+0.7Zn, përshtatet më së miri me farat Golden West Seeds dhe plotëson të gjithë nevojat bazë ushqyese të kulturës së misrit.

Farat Golden West Seeds dhe Agrifert 16-24-8+0.7Zn vijnë në Shqipëri ekskluzivisht nga MBM COMPANY.

Të dy këto produkte janë zgjedhja e sigurtë e fermerëve vendas me një garanci ndërkombëtare dhe përvojë disa vjeçare në treg./AgroWeb.org