Studimet më të fundit të cilave u referohet AgroWeb.org kanë arritur në konkluzionin se legumet janë mirëbërëse për shëndetin e zemrës.

Legumet janë të pasura me fibër, proteinë dhe mikroushqyes të rëndësishëm.

Konsumi i tyre ul nivelin e kolesterolit të keq, tensionin e gjakut dhe mirëmban nivelet e diabetit.

Të dhënat e studimeve tregojnë se konsumi i rregullt i legumeve ul rrezikun e sëmundjeve koronare me 10%, tensionit të lartë me 9 përqind dhe të mbipeshës me 13 përqind.

Cilat Janë Legumet Më Të Shëndetshme Për Zemrën?

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar katër legumet më të shëndetshme për organizmin dhe zemrën në veçanti.

Qiqrat

Qiqrrat janë të pasura me kalium, fosfor, magnez dhe kalcium. Ato kanë edhe sasi të mëdha të hekurit, selenit dhe sasi më të vogla të bakrit, zinkut dhe manganit.

Qiqrrat janë të pasura me vitaminat A dhe C. Në sasi të vogla gjenden edhe vitaminat E, K, B6 B1, B2, B3 dhe vitaminën B9.

Mësoni si t’i gatuani qiqrrat këtu

Thjerrëzat

Thjerrëzat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, sepse përmbajnë nivele të larta të fibrës së tretshme.

Ulja e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, sepse mungesa e kolesterolit nënkupton arterie të pastra.

Mësoni si t’i gatuani thjerrëzat këtu

Bishtajat

Bishtajat kanë një nivel të lartë antioksidantësh, më të lartin po t’i krahasosh ato me produkte të tjera të të njëjtës familje.

Bishtajat janë një ushqim që duhet përdorur për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit si dhe kancerit të zorrës së trashë.

Ato nuk përbajnë kolesterol, fuqizojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në eleminimin e radikaleve të lira të dëmshme.

Fasulet 

Fasulet e bardha në formë veshke, janë një nga ushqimet më të mira, që duhen konsumuar nëse dëshironi të bini në peshë.

Ato janë të pasura me fibër, që do të thotë se ju do të ndiheni të ngopur për shumë kohë. Fasulet e bardha janë të pasura me minerale, vitamina dhe proteina.

Mësoni si t’i gatuani fasulet këtu.

Në grupimin e fasuleve të shëndetshme për zemrën, përfshihen edhe fasulet laroshe, të kuqe dhe të zeza/AgroWeb.org