Fundvit Uljesh Dhe Surprizash – Vendi i Duhur Për Pazaret e Festave

345 0

Këto festa me siguri gjithçka që keni menduar është një vend i lumtur që ju mbledh bashkë me të dashurit tuaj.

Një vend i lumtur mund të jetë shtëpia e gjyshes, e prindërve e një miku apo mikeshe.

Mund të jetë momenti  kur nisin përgatitjet për fundin e vitit, një recetë e preferuar, një kujtim apo kujdesi në detaje për shtëpinë këto festa.

Nëse nuk e keni gjetur ende një vend të lumtur për ju dhe familjen tuaj AgroWeb ju sugjeron të duhurin.

Quhet EcoMarket Albania dhe këtë fund vit rezervon për ju një sërë surprizash, ofertash dhe dhuratash që do t’i bëjnë festat më të bukura.

Një dhuratë për të gjithë

Dashuria pa dyshim që kalon nga stomaku, po ashtu edhe shëndeti i mirë dhe kjo nuk ka pse të jetë gjithnjë një shpenzim i jashtëzakonshëm.

Edhe këtë fundvit ka një dhuratë për secilin prej jush, ndaj ogurin e mirë të darkës së Vitit të Ri rreth tyrezës së shijeve të mira niseni që me këto blerje.

Super ofertat dhe surprizat fillojnë prej 24 Dhjetorit në çdo pikë shitje EcoMarket Albania në qytetin tuaj apo në platformën e shitjeve online.

Nëse po kërkoni miellin e duhur për bakllavanë, makaronat apo orizin që ju shoqërojnë çdo ditë do të fitoni me ulje cilësinë Italiane të firmës Divella.

Si dhe salcat e ndryshme e deri tek ëmbëlsirat e kënaqësitë e vogla që shijohen nga fëmijë e të rritur.

Të freskëta nga banaku i EcoMarket do të gjeni mishin apo sallamet e proshutat e ndryshme të cilat janë gjithnjë domosdoshmëri në tryezë.

Shija Shqiptare nuk zhgënjen kurrë, ndaj vera e vendit dhe rakia e gjyshit nga kantina Duka mund të shijohen të gjitha me çmime dhuratë për të trokitur gotat me gëzim.

Të ëmbla, të kripura, arrorë, produkte bulmeti e gjithçfarë ka nevojë kuzhina renditen plot cilësi në katalogun e uljeve EcoMarket.

Pa lënë pas këndin e pastërtisë dhe ofertave pa dyshim shumë të rëndësishëm në çdo shtëpi.

Zbuloni shportat e surprizave dhe shijeve

Me tre kombinime dhe madhësi të ndryshme, EcoMarket Albania sjell tek ju tre mënyra të reja kënaqësie.

Në secilin nga këto kombinime do të gjeni veten, nëse ju pëlqejnë të ëmblat, të kripurat apo një miks mes të dyjave.

E nëse po mendoni për një dhuratë për të dashurit tuaj, sërish është zgjedhja e duhur.

Vera e mirë, panetonet, çokollatat, makaronat, salcat e famshme Italiane apo glikotë e ëmbla të traditës Shqiptare mblidhen të gjitha në shportat e surprizave nga EcoMarket Albania.

Shërbim direkt në shtëpi

Shumë më pranë jush, EcoMarket Albania vjen lehtësisht në shtëpitë tuaja këto festa me shërbimin e porosive online.

Produktet që ju duhen mund të bëhen tuajat në çdo kohë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia, të shpenzoni kohë në dyqan apo të bëheni pjesë e rradhëve të gjata që karakterizojnë këto ditë.

Katalogët e uljeve nga EcoMarket do ju lejojnë të udhëtoni në rafatet e supermarketit që nga shtëpia.

Mafton të klikoni në faqen BLI.ECOMARKET.AL,  të shfletoni këtu katalogët e plotë të ofertave dhe të zgjidhni çfarë ju duhet për shportën tuaj të pazarit.

Me EcoMarket Albania këtë fundvit mund ta kthejeni shtëpinë tuaj në vendin më të lumtur të këtyre festave.

Ofertat dhe surprizat nisin më 24 Dhjetor dhe mbarojnë më 6 Janar, mos humbisni të merrni më të mirën./AgroWeb.org