Në ka një gatim të shëndetshëm e të shijshëm ideal për stinën e verës ato janë perimet e pjekura dhe të marinuara.

Vera ofron larmishmëri perimesh me shije të mirë dhe të freskëta gjithashtu, ndaj dhe kjo është periudha e duhur për t’i përfshirë sa më shumë në regjimin ushqimor duke shfrytëzuar gjithë sezonin e ngrohtë.

Megjithëse dukje një proces i thjeshtë, pjekja e perimeve ka sekretet e veta dhe shpesh amvisat hasin vështirësi në pjekjen e perimeve siç duhet.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë disa truke të vogla që do t’ju ndihmojnë t’i përgatisni perimet e pjekura në mënyrën më perfekte.

Kungulleshka, patëllxhanë, speca, karrota, patate e të tjerë, të gjitha këto perime mos i ndani nga tryeza juaj gjatë gjithë stinës jo vetëm për shijen por edhe vlerat ushqyese që kanë.

Madhësia

Një nga gabimet që amvisat shpesh bëjnë gjatë pjekjes së perimeve është prerja e tyre në feta të holla.

Rregulli bazë është prerja e tyre në madhësinë 1 centimetër.

Nëse madhësia do të ishte më e vogël perimet do të thaheshin ndërsa pot ë ishte më e madhe atëherë do të qulleshin.

Sasia e Ujit

Pasi vendosen në tavë, perimet nuk duhet në asnjë mënyrë tu hidhet shumë ujë.

Në këtë mënyrë do të humbin shijen dhe do të squllen.

Këshillohet që vetëm t’i spërkasni me pak ujë me majat e gishtave tuaj.

Vaji i Ullirit dhe Letra e Pjekjes

Tava ku do të piqen perimet duhet të shtrohet me një letër pjekjeje dhe lyejeni më pas atë me vaj ulliri.

Kjo do të ndihmojë që perimet që të mos ngjiten gjatë pjekjes.

Temperatura e Furrës

Nxehtësia në të cilën do piqen perimet është një tjetër element i rëndësishëm.

Duhet të shmangni nxhetësinë e lartë në këtë mënyrë perimet nuk do të piqen siç duhet dhe do të digjen.

Mbajeni furrën në temperaturë mesatare dhe kur të fusni tavën e perimeve për t’i pjekur herë pas here perimet kthejini nga të dyja anët derisa të jenë gati.

Kur të jenë zbutur sa duhet dhe të kenë marrë pak ngjyrë të kuqërremtë në sipërfaqe largojini nga furra, lërini të ftohen dhe marinojini me vaj ulliri, uthull molle apo lëng limoni. /AgroWeb.org