Sistemi tretës dhe shëndeti i stomakut në përgjithësi merret shpesh për i mirëqenë.

Shpesh,  gjatë përditshmërisë, njeriu bën disa gabime të lehta në dukje, të cilat mund të dëmtojnë ndjeshëm tretjen dhe stomakun.

Këto gabime mund të nxisin jo disa probleme përfshirë urthin, ulcerën por edhe konstipacionin

Përkujdesja ndaj stomakut dhe sistemit tretës në përgjithësi  është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë shëndetin e organizmit.

Gabimet Që Rëndojnë Shëndetin e Stomakut

Sistemi tretës ëstë përgjegjës jo vetëm për shpërbërjen e ushqimeve që ne konsumojnë por edhe për përthithjen e vitaminave dhe mineraleve.

Përdorimi i Medikamenteve

Medikamentet, përfshirë aspirina dhe ilaçet kundër inflamacionit siç është ibuprofeni mund të shkaktojnë ulçerë në stomak dhe të vështirësojnë tretjen.

Koha e Ushqyerjes

Nëse konsumoni ushqime shumë pranë orës së gjumit, mund të vuani nga urthi.

Vakti i fundit i ditës duhet ngrënë dy deri në tre orë përpara gjumit.

Ngrënia e Tepërt

Ekspertët sugjerojnë konsumin e vakteve të vogla e të shpeshta gjatë ditës.

Kjo mënyrë do të ndihmojë në tretjen më të lehtë të ushqimeve.

Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë jo vetëm urth por edhe fryrje.

Mungesa e Fibrës

Njeriu duhet të konsumojë 25 gramë fibër në ditë për të lehtësuar lëvizjet e zorrëve.

Ushqimet si: patatja e ëmbël, portokalli, molla, brokoli, arrat, bananet, karrotat, spinaqi, panxhari dhe lulelakra shmangin konstipacionin.

Ngrënia e Shpejtë.

Kur hani me shpejtësi, ju nuk i jepni stomakut kohën e nevojshme që të zgjerohet.

Kjo gjë që manifestohet me dhimbje dhe parehati në stomak

Për më tepër, gjatë ngrënies së shpejtë, njeriu gëlltit edhe ajër, gjë që mund të shkaktojë fryrje të panevojshme por edhe probleme me tretjen.

Çamçakëzi

Përtypja e çamçakëzit nxit gëlltitjen e ajrit, që siç e thamë më lart shkakton fryrje të stomakut dhe parehati të madhe

Për më tepër, ëmbëlsuesit artificialë tek çamçakëzi mund të përkeqësojnë fryrjen e stomakut./AgroWeb.org