Gastriti është një term që i referohet disa problemeve shëndetësore që kanë një faktor të përbashkët: inflamacionin në shtresën e stomakut.

Gastriti mund të jetë akut dhe me kohëzgjatje të shkurtër dhe kronik që zgjat për muaj ose vite.

Bakteri Heliobakter pylori është përgjegjës për infeksionin dhe inflamacionin në shtresën e brendshme të stomakut, sipas ekspertëve të AgroWeb.org

Ky infeksion mund të shkaktojë ulçerë peptike dhe të rrisë rrezikun e kancerit në stomak.

Sidoqoftë, ai është i trajtueshëm nga mjekët.

Lloje të tjera të gastritit shkaktohen nga përdorimi i tepërt i disa medikamenteve kundër inflamacionit, siç është ibuprofeni, por edhe pijeve alkolike.

Ka raste të izoluara kur gastriti mund të jetë një problem autoimunitar që do të thotë se vetë imuniteti sulmon qelizat e stomakut.

Cilat Janë Simptomat e Gastritit

Gastriti është një problem disi tinëzar. Ka raste kur simptomat përmirësohen falë ushqyerjes dhe ka raste kur ato përkeqësohen.

Simptomat më të përhapura të gastritit janë:

  • Djegia në stomak dhe në pjesën e sipërme të abdomenit
  • Ndjesia e fryrjes pas një vakti.
  • Dhimbje e vazhdueshme poshtë brinjëve
  • Oreks jo i mirë
  • Të përziera dhe të vjella
  • Gromësira dhe gazra pas të ngrënit.

Në raste kur gastriti është problematik mund të shkaktojë edhe gjakderdhje në stomak që vërehet nga jashtëqitja.

Ndryshimet Në Ushqyerje Për Të Luftuar Gastritin

Ndryshimet në stilin e jetesës dhe veçanërisht në ushqyerje janë të nevojshme për njerëzit që vuajnë nga gastriti.

Pakësimi i pijeve alkolike dhe kafesë, shmangia e ushqimeve pikante dhe e përdorimit të tepruar të ibuprofenit janë tre hapa të rëndësishëm për të luftuar inflamacionin në stomak.

Ndryshimet e rekomanduara nga ekspertët në ushqyerje janë:

  • Ngrënia e vakteve të shpeshta dhe të vogla
  • Ngrënia e ushqimeve të buta dhe jo të forta
  • Shmangia e ushqimeve që treten me vështirës
  • Shmangia e ushqimeve pikante dhe me tepricë erëzash.

Njerëzit që vuajnë nga gastriti duhet të kujdesen për kafshimin për të ulur barrën e rëndë në stomak dhe për të përmirësuar tretjen./AgroWeb.org