Padyshim që gatimi në zgarë është një metodë shumë e përhapur sepse është relativisht i thjeshtë dhe i jep shije të veçantë çdo ushqimi.

Vështirësia kryesore e gatimit në zgarë qëndron në aftësinë për të arritur ekuilibrin e duhur midis sasisë së nxehtësisë së transmetuar në ushqim dhe kohës së gatimit.

Loading...

Përfitimet ushqimore dhe problematikat nga gatimi në zgarë

Nga pikëpamja ushqyese, një nga avantazhet kryesore është mundësia e gatimit të ushqimit pa shtesa të tepërta, sidomos nëse përdoren zgara gize ose të veshura me materiale jo ngjitëse.

Por ka edhe një problem aspak të vogël. Temperatura e lartë e arritur gjatë gatimit sjell jo në pak raste humbjen e vitaminave të ndjeshme ndaj nxehtësisë, siç është vitamina C.

Rreziqet e gatimit në zgarë  

Gatimi i ushqimeve të pasura me proteina dhe pjekja e tyre në zgarë përfshirë produkte si mishi dhe peshku mund të çojnë në formimin e aminoacideve heterociklike.

Fatkeqësisht këta janë përbërës mutagjenë që shkencëtarët i klasifikojnë si të rrezikshëm dhe potencialisht kancerogjenë ndaj njerëzve.

Këto komponime formohen kur temperatura e gatimit tejkalon 200-220° C, veçanërisht nëse procesi i gatimit në zgarë zgjat më shumë se 20 minuta.

Edhe yndyra që del nga ushqimi dhe digjet nga flaka, gjeneron tym që përmban hidrokarburet aromatike policiklike (PAH), substancat kancerogjene dhe gjenotoksike.

Këto substanca më pas depozitohen në sipërfaqen e ushqimit dhe janë pjesërisht të përthithur nga ai.

Edhe pjekja apo thekërimi i bukës në zgarë në kushtet e mësipërme gjithashtu mund të çojë në prodhimin e një substance potencialisht kancerogjene të quajtur akrilamid, i cili formohet kur këto ushqime i nënshtrohen temperaturave mbi 220 ° C.

Këshillat më të mira për gatim të shëndetshëm në zgarë

1) Për mishin dhe peshkun kufizoni kohën e gatimit të ushqimit në zgarë, duke bërë paragatim të ushqimit në një tigan ose furrë.

2) Zgjidhni me kujdes vaj ulliri që ta përdorni për t’i shtuar shije ushqimit.

Erëzat, beharnat, hudhra, qepë, por edhe marinimet me uthull ose limon, reduktojnë formimin e këtyre përbërjeve të padëshiruara për përmbajtjen e tyre antioksiduese.

3) Kur thekni bukën në zgarë, mundohuni t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së tostimit.

Kini parasysh se për një shije dhe shëndet të mirë sigurohuni që këto të jenë në ngjyrë të artë dhe jo në ngjyrë kafe të errët apo të zezë./AgroWeb.org

Loading...