Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës.

Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve.

Ato përthahen dhe rrudhen më shpejt, jo vetëm prej temperaturave të ftohta por edhe prej ekspozimit afatgjatë ndaj ujit, kimikateve të ndryshme, papastërtive dhe diellit.

6 Kurat Më Të mira Natyrale Kundër Tharjes Së Duarve

Vaji I Ullirit

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se vaji i ullirit përmban acide yndyrore të shëndetshme dhe antioksidantë.

Këta të fundit e ushqejnë, hidratojnë dhe zbusin lëkurën.

Mjafton të lyeni lëkurën me vaj ulliri dhe ta mbani për pak minuta përpara se ta lani.

Mjalti

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve.

Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet.

Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Ajka E Qumështit

Ajka e qumështit përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë.

Ajka është e pasur me yndyrë ndaj e zbut ndjeshëm lëkurën e duarve.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Më pas lajini duart me ujë të vakët.

Këtë kurë mund ta bëni çdo ditë dhe duart tuaja të tjerët do t’i kenë zili.

Kosi

Kosi është aleat i shkëlqyer i lëkurës.

Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit.

Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Lëngu I Limonit

Lëngu i limonit bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës.

Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.

Vitamina C nga ana tjetër shmang rrudhat e para që shkaktohen nga tharja afatgjatë e lëkurës./AgroWeb.org