Gjethet e Fikut – Si t’i Përdorni për Tensionin e Lartë

2.9k 0

Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë.

Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

Në fakt, gjethet e fikut mund të transformohen në një ushqim të shijshëm dhe plot avantazhe shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org se përse gjethet e fikut vlen të konsumohen për shëndet të mirë si dhe sëmundjet në organizëm që ato luftojnë.

Diabeti

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ngrënia e gjetheve të fikut ofron një sërë përfitimesh shëndetësore, sidomos kundër diabetit.

Nëse një pacient që vuan nga kjo sëmundje konsumon gjethet e fikut atëherë do të vërë re një ulje në sasinë e insulinës të nevojshme për organizmin.

Në këtë mënyrë, pacienti mund të injektojë më pak insulinë, një proçes i kushtueshëm që zgjat në kohë.

Gjethet e fikut konsumohen në formën e çajit por edhe si pjesë e sallatave të ndryshme.

Yndyrnat e Tepërta

Gjethet e fikut ulin nivelin e triglicerideve, yndyrnat e akumuluara në organizëm.

Ndonëse një pjesë e triglicerideve janë të nevojshme për shëndetin dhe funksionet e trupit, një nivel i lartë i tyre rrit ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Vaktet e pasura me gjethe fiku pakësojnë këto rreziqe duke ulur nivelin e triglicerideve.

Kurat shtëpiake

Gjethet e fikut përdoren në një sërë kurash shëndetësore të përgatitura në shtëpi.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e këtyre gjetheve kundër kushteve të ndryshme shëndetësore si bronshiti dhe ulçera.

Çaji i gjetheve të fikut për sëmundje kardiovaskulare

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji me gjethe fiku është i dobishëm për problemet kardiovaskulare dhe njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Si t’a përgatisni

Për përgatitjen e këtij çaji, ziejini gjethet në ujë për 15 minuta. Mund të përdorni gjethe të njoma por edhe të thata.

Nëse vuani nga bronshiti zieni tre gjethe fiku nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë, ndërsa për ulçerën duhet të përtypni dhe të konsumoni dy gjethe të plota fiku në ditë.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.