Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është hasudja me arra sipas traditës së amvisave shqiptare.

Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare.

Loading...

Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë hasudenë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e hasudesë me arra dhe bajame.

Dikur, hasudja gatuhej si një ëmbëlsirë e veçantë kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë apo në raste të veçanta gëzimesh familjare.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë se si të përgatisni hasuden me arra krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të konsumohet në çdo kohë.

Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

Përgatitja e Hasudes me Arra në Shtëpi

Përbërësit

300 gr niseshte

300gr sheqer

500 ml ujë

100 gr gjalpë të freskët

Një filxhan çaji me arra të thërrmuara

Pak pluhur kanelle

Përgatitja

Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Shtoni gjithashtu edhe arrat e thërrmuara dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë apo në copa të vogla dhe lëreni të ftohet.

Kur shërbehet sipas preferencës i hidhen bajame të thërmuara dhe spërkatet me pluhur kanelle.

Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me fruta të thata./AgroWeb.org

Loading...