Dashamirësit e regjimeve të shëndetshme ushqimore me synimin për rënien në peshë duhet mos anashkalojnë rolin e kastravecit.

Kjo perime është fantastike për organizmin dhe e ushqen atë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të humbisni në peshë duke konsumuar kastraveca dhe duke kryer aktivitet fizik.

Si Të Humbisni Në Peshë Duke Ngrënë Kastravec

Regjimi i mëposhtëm është shumë i mirë për të shëndetin e të gjithë organizmit.

Ai e pastron atë, përmirëson tretjen dhe stimulon metabolizmin.

Konsumi i kastravecit çdo ditë eliminon lëngjet e tepërta nga organizmi dhe bashkë me to, toksinat e dëmshme.

Mëngjesi

Mbështetësit e këtij regjimi rekomandojnë konsumin e 200 gramë kastravec bashkë me kos me pak yndyrë në mëngjes.

Nëse jeni sërish të uritur mund të hani disa feta mollë ose pjeshkë.

Dreka

Dreka është vakti kryesor i ditës, ndaj në këtë vakt AgroWeb.org këshillon të hani një fetë bukë të thekur dhe një sallatë të pasur me kastravecë.

Për alternim, në ditë të tjera mund të konsumoni edhe dy patate të ziera dhe 300 gramë fruta të freskëta.

Sa i përket pijeve të lejuara, ekspertë thonë se mund të pini kafe dhe çaj pa sheqer.

Një recetë tjetër e përshtatshme për vaktin e drekës është përzierja në sallatë e fetave të kastravecit me dy vezë ose 150 gramë peshk ton ose me 2 feta me bukë gruri.

Këto të fundit duhen konsumuar veçmas fetave të kastravecit.

Në mes të vakteve mund të konsumoni lëng kastraveci me xhenxhefil, mollë, bajame dhe spinaq.

Të gjithë këto përbërës mund të përzihen në mikser dhe më pas lëngun e trashë ta pini.

Ky lëng mund të pihet sa herë të dëshironi gjatë ditës.

Darka

Gjatë darkës ju mund të konsumoni vetëm një sallatë frutash për sa kohë nuk e kalon sasinë e 300 gramëve.

Do të vëreni ndryshim për rreth 7 ditë.

Nëse dëshironi më shumë, ky regjim mund të vijojë për rreth 2 javë./AgroWeb.org