Në AgroWeb.org vijnë shumë pyetje dhe shqetësime nga lexuesit, të cilat redaksia i drejton tek konsulentët mjekësorë. Këtë rradhë do të trajtojmë pyetjen në vijim.

Unë kam mungesë të hekurit në organizëm – A mund të jetë kjo arsyeja që unë humbas flokë çdo ditë?

A mund të shkaktojë mungesa e hekurit humbjen e flokëve?

Në vijim AgroWeb.org sjell trajtimin mjekësor të kësaj çështjeje.

Përgjigjia

Hekuri është me të vërtetë shumë i rëndësishëm për rritjen e mirë të flokëve dhe shëndetin e tyre.

Kur shohim pacientë që po përjetojnë humbje të flokëve, shpesh këshillojmë dhe kryejmë analiza laboratorike për të verifikuar mungesën e hekurit.

Nuk është e pazakontë që këto analiza gjejnë që hekuri të jetë i ulët sidomos tek femrat. Mungesa e hekurit është një nga arsyet kryesore të humbjes së flokëve, bashkë me depresionin dhe stresin.

Hekuri është veçanërisht i ulët tek gratë pas lindjes së fëmijëve, por edhe më gjerësisht tek njerëzit që nuk arrijnë të marrin shumë hekur në ushqimin e tyre.

Përveç menstruacioneve, ka edhe faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë që gratë të shfaqin nivele të ulëta të hekurit.

Çfarë mund ta shkaktojë mungesën e hekurit?

Aktivitetet e forta fizike, madje edhe punët e rënda dhe të vështira, mund të sjellin dëmtime tek disa shtresa të stomakut.

Kjo mund të çojë në disa lloje të anemive ose humbje të hekurit.

Përveç kësaj, sëmundjet kronike mund të shkaktojnë që trupi juaj të mos arrijë të përthithë sasitë e duhura të hekurit.

Shumë femra i shmangen mishit të kuq, i cili është burimi ynë më i mirë i hekurit. AgroWeb.org ku këshillon se nëse ju e përdorni mishin e kuq, mënyra më e mirë për të trajtuar këtë problem është të merrni dy racione prej 120 gramë mishi të kuq në javë.

Kjo sasi e vogël duhet të jetë e mjaftueshme për të ruajtur nivelet e shëndetshme të hekurit.

Nëse nuk e përdorni mishin e kuq, AgroWeb.org ju tregon se ju mund të hani fasule, spinaq dhe perime të tjera jeshile me gjethe të errëta si burime hekuri.

Megjithatë, hekuri i bimëve nuk përthithet plotësisht ndaj duhet të shoqërohet me limon pasi vitamina C lejon përthithjen e tij.

Ju gjithashtu mund të merrni suplemente hekuri në farmaci. Suplementet e hekurit zakonisht shkaktojnë kapsllëk, prandaj preferohen dozat e vogla me veprim të ngadaltë.

Marrja e hekurit me vitaminë C, siç gjendet tek frutat agrume, rrit përthithjen e mirë të hekurit në stomakun tuaj./AgroWeb.org

Burimet shkencore dhe publikimet mjekësore nga rrjedh informacioni i mësipërm