Temperaturat e larta bashkë me vapën sjellin edhe një shumësi problemesh për organizmin.

Problemi konstant i kësaj periudhe, është padyshim dehidratimin i trupit ose quajtur ndryshe mungesa e ujit.

Shfaqet si pasojë e një morie arsyesh, por kryesisht për shkak të djersitjes së madhe të trupit nga vapa.

Kështu sfida e ditëve të nxehta është të qëndroni të hidratuar sa më shumë.

Uji është padyshim zgjedhja e parë që bëhet në këto raste dhe sigurisht edhe më e mira.

Gjithsesi njerëzit gjatë ditës konsumojnë edhe pije të tjera.

Pije të cilat mund të jenë favorizuese ose jo të hidratimit të mirë të trupit.

Me siguri kur mendoni për hidratimin nuk ju shkon mendja tek një filxhan kafe apo çaji, megjithëse të dyja mund t’i konsumoni çdo ditë.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se cila prej tyre ndihmon më shumë organzimin dhe a duhet t’i konsumoni gjatë verës këto dy pije.

Çfarë duhet konsumuar gjatë verës

Sipas mjekëve dhe dietologëve mënyra më e mirë për të mbajtur një organizëm të shëndetëshëm është të konsumoni shumë ujë.

Gjithësesi edhe nëse konsumoni kafe ose çaj gjatë verës i keni dhuruar pak qetësi dhe hidratim trupit tuaj.

Nuk ka një ndarje mes tyre se cila është më e vlefshme pasi të dyja këto pije përmbajnë kafeinë.

Një nga funksionet më të njohura të kafeinës, është mbajtja  e trupit dhe trurit zgjuar dhe në lëvizje.

Kjo bën që edhe funksionet e tij të jenë më të shpejta gjë që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Duke qënë se janë të dyja të pasura me ujë e ndihmojnë trupin të gjithnjë i hidratuar dhe i shëndetëshëm.

Pra, mund të themi që kafja dhe çaji janë  të sigurt për t’u konsumuar edhe gjatë verës, duke mbajtur në mendje që sasia e konsumimit të tyre duhet të jetë e vogël.

Sa duhet të konsumoni

Vetëm tetë gota ujë në ditë mjaftojnë për t’ju mbajtur të hidratuar në mënyrë të sigurt dhe të shëndetëshme.

Sidomos nëse vuani nga sëmundje të zemrës apo tensioni i ulët pasi kafeina mund të jetë shumë e dëmshme në këto raste.

Konsumimi  kafes apo i çajit është i sigurt nëse konsumoni jo më shumë se 3-4 filxhanë në ditë.

Kjo do t’ju ndihmojë që jo vetëm të qëndroni të hidratuar, por edhe të mbani trupin të shëndetëshëm.

Gjithnjë mos harroni t’i shoqëroni filxhanët tuaj të kafesë apo të çajit edhe me ujë, pasi është mënyra më e mirë për t’i bërë ballë dehidratimit./AgroWeb.org