Kombinimi i mjaltit me kanellën është ideal për rënien në peshë.

Kjo erëz e ëmbël dhe mjalti lehtësojnë djegien e yndyrnave, veçanërisht në zonën e belit.

Loading...

Dhjamosja e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve me tretjen.

Ndonëse eliminimi i dhjamit në zonën e barkut dhe belit është e vështirë, mjalti me kanellën ndihmojnë jashtëzakonisht shumë.

Nutricionistët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se mjalti është efikas në frenimin e oreksit.

Për shembull, ngrënia e mjaltit përpara fjetjes ju ndihmon të digjni kalori që në orët e para të gjumit.

Mjalti është shumë i pasur me minerale, vitamina dhe yndyrna të shëndetshme.

Kanella nga ana tjetër, ju ndihmon të eliminoni dhjamin pavarësisht shtresave të tij.

Loading...

Kanella lufton mikrobet dhe parazitet dhe është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave.

Ajo ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe përshpejton metabolizmin dhe funksionet e insulinës.

Si Ta Përgatisni Lëngun E Kanellës Me Mjaltë Për Trup në Formë

Zieni 250 ml ujë dhe shtoni gjysëm luge çaji me kanellë.

Prisni 5 minuta dhe më pas hiqeni lëngun nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Kur lëngu të jetë në temperaturë ambienti shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Përziejeni dhe pijeni.

Kur Dhe Si Duhet Ta Shfrytëzoni Lëngun e Mjaltit dhe Kanellës

Ju mund të pini një gotë esëll në mëngjes por edhe përpara se të bini për të fjetur.

Kjo kurë do të parandalojë nepsin dhe do t’ju frenojë nga ngrënia e tepërt.

Ky lëng është shumë efikas edhe nëse pihet përpara aktivitetit fizik në palestër.

Ai ju jep energji dhe përshpejton djegien e yndyrnave.

Këtë lëng mund ta pini përpara dhe mes vakteve për të frenuar dëshirën e konsumit të ushqimeve të thata e të shpejta.

Këtë trajtim mund ta përdorni çdo ditë.

Për persona që vuajnë nga probleme shëndetësore specifike rekomandohet më parë konsultimi me mjekun. /AgroWeb.org

Loading...