Kastraveci, Perimja e Njomë Që Rritet Lehtë Në Saksi

59 0

Perimet si kastraveci janë ideale për t’u rritur në shtëpi, verandë, ballkon apo kopsht.

Mbjellja e tyre në saksi mund të bëhet më herët së zakonisht në krahasim me kastravecët që rriten nëpër sera apo fusha.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për specifikat e mbjelljes, rritjes dhe përkujdesjes së kësaj perime të shijshme që nga fara.

Fidanë të kastravecit mund të gjeni në tregun e Pazarit të Ri në Tiranë, ose në farmacitë bujqësore në qytetet ku banoni.

Ekspozimi Në Diell

Drita e diellit është shumë e nevojshme për kastravecët.

Ata kanë nevojë për të paktën 6-8 orë në ditë ndriçim të plotë çdo ditë.

Këto orë janë të domosdoshme që kastravecët të rriten siç duhet.

Fertilizimi

Kastravecët kanë nevojë për ushqim dhe me ushqim nënkuptojmë një tokë apo dhe’ të pasur me ushqyes dhe të fertilizuar.

Megjithatë, nuk duhet të tregoheni dorëlëshuar.

Sigurohuni që çdo javë të shtoni sasi të vogla plehëruese, veçanërisht gjatë periudhës së zhvillimit.

Ujitja

Sigurohuni që dheu i vazos të jetë i njomë por jo shumë i lagësht.

Ujitja duhet të jetë e mjaftueshme, aq sa të arrijë edhe tek rrënjët dhe të përthithet në mënyrë të njëjtrajtshme, por jo të përmbytë bimën.

Temperatura

Kastravecët preferojnë temperatura të ngrohta që arrijnë në rreth 21 gradë Celcius.

Përdorni vazo që mbajnë nxehtësinë siç janë ato me ngjyrë të errët.

Mbledhja e kastravecëve

Kastravecat rriten shpejt brenda disa ditëve.

Mos lejoni që të tejpiqen ose do të bëhen të hidhur.

Prijini dhe mos i këputni që mos të dëmtohet bima.

Sa më shumë kastravecë të mblidhni aq më shumë do të prodhojë bima.

Kujdes Nga Insektetet

Kastravecat janë një shënjestër e lehtë për krimbat dhe insekte të tjera.

Përdorni pesticide organike për të mbajtur larg insektet.

Kastravecët kanë nevojë për mbrojtje.

Mbrojeni bimën nga bakteret dhe myku që mund ta shkatërrojnë atë.

Mbajeni nën monitorim që të ndërhyni sa herë të lindë nevoja.

Në farmacitë bujësore do të gjeni spërkatësit e duhur.

Për më tepër, kastravecat duhen mbrojtur edhe nga era e fortë, ndaj zgjidhni vendndodhjen e duhur për vazot.

Nëse keni blerë fidanë të gatshëm, sigurohuni që t’i vendosni ato në vazo herët në Prill- Maj.

Vendosni një sistem druri mbrojtës nëpër saksitë, që bima të zvarritet vertikalisht.

Drunj të tillë duhen vendosur në saksi kur kastraveci nuk është zhvilluar ende, në mënyrë që bima të ketë mundësi të kacavirret./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje