Qarkullimi i gjakut pa pengesa është një nga detyrat më të rëndësishme që ka trupi i njeriut, por ndonjëherë një proces i tillë ka nevojë për një shtysë të jashtme.

Qarkullimi i gjakut nis në pjesën e majtë të zemrës.

Nga këtu, gjaku qarkullon në të gjitha organet dhe kthehet sërish në zemër, këtë herë në anën e djathtë saj.

Gjatë ndalesës në mushkëri, gjaku oksigjenohet sërish dhe bashkë me oksigjenin, organet marrin edhe ushqyesit e nevojshëm.

Detyrat E Sistemit Qarkullues Të Trupit

Sistemi ynë qarkullues ushqen qelizat me oksigjen dhe ushqim. Nëpërmjet urinës dhe frymëmarrjes,  trupi nxjerr çdo mbetje metabolike.

Sistemi ynë qarkullues parandalon sëmundjet, rregullon temperaturën dhe transporton hormonet.

Përse Është E Nevojshme Që Të Stimuloni Qarkullimin E Gjakut

Njeriu duhet të stimulojë qarkullimin e gjakut në trupin e tij për tu siguruar që:

Temperatura e trupit mbetet e qëndrueshme

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të jetë i ulët

Mbrojtur zemrën

Parandaluar shfaqjen e variçeve.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa kura natyrale që stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe pengojnë shfaqjen e sëmundjeve.

Çaji Jeshil

Ky çaj është i pasur me antioksidantë.

Ai zgjeron dhe qetëson enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.

Çaji duhet pirë me sa më pak sheqer.

Hudhra

Hudhra është perfekte për stimulimin e qarkullimit të gjakut sepse pengon mpiksjen e tij.

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni dy thelpinj hudhër të shtypur në një filxhan çaji me ujë.

Lëreni lëngun të ftohet dhe më pas pijeni.

Çaji i Xhenxhefilit

Çaji i xhenxhefilit ndihmon në një qarkullim pa pengesa të gjakut.

Ai e hollon gjakun, ul tensionin dhe parandalon mpiksjen e tij.

AgroWeb.org ju udhëzon të zieni një copë xhenxhefil në një filxhan ujë dhe pasi të jetë ftohur, konsumojeni atë duke e shoqëruar me pak mjaltë.

Çaji i Rozmarinës

Rozmarina përmirëson kujtesën dhe qarkullimin e gjakut, veçanërisht në tru.

Ajo i bën enët e gjakut më të forta dhe ushqen muskujt.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji i rozmarinës rekomandohet për shmangien e variçeve dhe çlodhjen e këmbëve.

Zieni një lugë gjelle me gjethe rozmarine në 500 ml ujë.

Pasi lëngu të jetë ftohur, pijeni atë.

Me këto kura natyrale, të cilat mund t’i përdorni disa herë gjatë javës, ju do të mirëmbani qarkullimin e gjakut dhe të mbroni shëndetin tuaj./AgroWeb.org