Me ardhjen e sezonit të shumë frutave siç është pranvera, shijet e tyre mund të provohen në mijëra receta të ndryshme.

Ëmbëlsirat me fruta janë gjithashtu lajmëtare të mira të pranverës dhe shijimit të tyre.

Brumi i butë i kekut është kombinimi perfekt i shijeve të lëngëshme dhe të shkrifëta që japin frutat.

AgroWeb.org në këtë recetë ju tregon hap pas hapi përgatitjen e kekut me dardha dhe kanellë.

Përbërësit

6 dardha

400 ml qumësht

250 gr miell

200 gr gjalpë

160 gr sheqer

1 limon

10 gr fryrës për ëmbëlsira

1 lugë çaji kanellë

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të përgatisni frutat, në këtë rast dardhët.

Lajini dhe qërojini ato duke i prerë më pas në në feta të holla.

Ndërkohë në një enë të thellë shtrydhni lëngun e limonit dhe zhysni me kujdes të gjitha fetët e dardhave.

Teksa i lini dardhët të pushojnë, në një enë tjetër hidhni miellin dhe fryrësin e ëmbëlsirave.

Shtoni vetëm 120 gr sheqer dhe 120 gr gjalpë të butë dhe filloni me përzierjen e tyre.

Kujdesuni që miksimin e përbërësve ta bëni me duar derisa të përfitoni disa toptha të vegjël mielli.

Më pas shtoni qumështin pak nga pak me anë të një lugë druri derisa të keni një masë brumi të trashë.

Përgatisni një tavë për pjekje me madhësi mesatare 20 x 24 cm dhe hidhni sasinë e mbretur të gjalpit.

Futeni në furrë në temperaturën 180 gradë dhe  lëreni derisa të shikoni që gjalpi ka shkrirë plotësisht.

Kur t’a nxirrni bëni kujdes që t’a përhapni sasinë e gjalpit në të gjithë sipërfaqen e tavës e më pas hidhni me kujdes brumin e kekut.

Më pas shtroni me kujdes njëra pas tjetrës copat e dardhave duke i shtuar sipër kanellën dhe pjesën tjetër të mbetur nga sheqeri.

Vendoseni në furrë në temperaturën 180 gradë për 45 minuta, lëreni të ftohet dhe më pas mund t’a shijoni të ngrohtë./AgroWeb.org