Një recetë e shijshme dhe perfekte për të gjithë ata që nuk i rezistojnë dot ëmbëlsirave.

Në muajt e verës të gjithë kërkojnë ëmbëlsira të freskëta për të përgatitur.

Keku i zier në sherbet dhe i mbushur me krem është një nga ëmbëlsirat që do t’ju pëlqej më shumë.

Buka e zhytur në sherbet të karamelizuar dhe kremi i freskët bëjnë një nga kombinimet më të përkryera që nuk duhet ta humbisni.

AgroWeb.org ju sjell hapat e recetës që ju ta përgatisni për të afërmit e miqtë tuaj.

Përbërësit për bukën e kekut

20 g maja

2 lugë gjelle me gjalpë

1 lugë gjelle me sheqer pluhur

1 filxhanë çaji me qumësht

2 vezë

300 g miell

Përbërësit për sherbetin dhe kremin

4 gota e gjysmë me sheqer

4 gota e gjysmë me ujë

1 lugë gjelle me lëng limoni

500g krem djathi apo Mascarpone

3-4 lugë gjelle me qumësht

Lëkura e një limoni

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju sugjeron që të filloni me përgatitjen e bukës së kekut pasi duhet të jetë i ftohtë.

Në një tas të madh shtoni majanë, sheqerin dhe qumështin e vakët dhe përzjejeni derisa të krijohet ajka në sipërfaqen e tij.

Kur majaja të jetë aktivizuar shtoni gjalpin e shkrirë dhe përzjejini mirë.

Ndërkohë në një tas tjetër rrihni mirë vezët dhe shtojini tek qumështi me maja.

Duke e përzierë filloni të shtoni pak e nga pak miellin gjithmonë duke e përzierë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza.

Kur të formohet brumi kalojeni të në një tavë të lyer më gjalpë dhe të spërkatur me miell.

Piqeni në furrë të ngrohur me 180-200 gradë.

Piqeni derisa sipërfaqja e kekut të ketë marrë një ngjyrë të artë të thellë.

Nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas futeni në frigorifer që të thahet.

Nëse doni një rezultat më të mirë, bukën e kekut mund ta përgatisni edhe një ditë mëparë dhe ta lini në frigorifer.

Ndërkohë përgatisni kremin që ju duhet për mbushjen e kekut.

Merrni kremin e djathit ose Mascarpone (mund ta gjeni në të gjithë supermarketet) dhe hidheni në një tas.

Aty shtoni lëkurën e një limoni dhe qumështin.

Me rrahësin elektrik përzjejeni derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe e plotë.

Mbulojeni me qese kuzhine dhe futeni në frigorifer.

Tani është koha ë përgatitjes së sherbetit të karamelizuar.

Në një tavë pak më të madhe se ajo ku poqët kekun hidhni sheqerin e nevojitur në recetë.

Vendoseni tavën në zjarr mesatar dhe përzjejeni sheqerin me lugë druri derisa të karamelizohet.

Shtoni ujin dhe përzëri përzieni.

Mos u shqetësoni nëse karameli ngurtësohet, pasi do të shkrihet përsëri sapo uji të vlojë.

Kur sherbeti të jetë mpiksur dhe të ketë marrë një ngjyrë karameli të fortë është koha për të nxjerrë kekun nga frigoriferi.

Sigurohuni që ta prisni bukën e kekut në mes për të krijuar dy shtresa të rrumbullakëta.

Futini ato në tavën me sherbetin që po zien dhe me një lugë merrni nga sherbeti dhe njomni bukën.

Vazhdoni të bëni këtë gjë derisa të shihni që buka e ka përthithur sherbetin.

Më pas kur të ketë mbetur shumë pak nga sherbeti i karamelizuar, largojeni nga zjarri dhe lëreni derisa të ftohet në tavë.

Kur keku të jetë ftohur, ai do të ketë përthithur të gjithë sherbetin dhe do të jetë i butë dhe poroz.

Në një pjatë të sheshtë vendosni me kujdes pjesën e parë të kekut.

Me kremin që përgatitët krijoni një shtresë mbi sipërfaqen e saj.

Përdoreni të gjithë sasinë e kremit.

Më pas vendosini dhe pjesën tjetër të kekut dhe mund ta spërkatni ose me arra të shtypura ose me lëkura limoni.

Ëmbëlsirën futeni për pak në frigorifer dhe mund ta shërbeni për të mrekulluar që të gjithë./AgroWeb.org